1.03. 2013. Seminar “Mbrojtja nga Diskriminimi: Kuadri ligjor dhe institucional”

1.03. 2013. Seminar “Mbrojtja nga Diskriminimi: Kuadri ligjor dhe institucional”

Me datė 1 - 2 Mars 2013,nė qytetin e Shkodrės,u zhvillua Seminari me titull “Mbrojtja nga Diskriminimi:Kuadri ligjor dhe institucional”, nga Komisioneri pwr Mbrojtjen nga Diskriminimi me mbėshtetjen e Hanss Seidel Foundation.
Gjatė kėtij aktiviteti, Prof. Xhezair Zaganjori, anėtar i Gjykatės Kushtetuese, fillimisht bėri njė prezantim tė kuadrit ligjor ndėrkombėtar nė fushėn e barazisė dhe mosdiskriminimit sipas Dokumentave tė Organizatave Ndėrkombėtare si OKB, Kėshilli i Europės etj.Pėrsa i pėrket kudrit ligjor kombėtar, Prof. Zaganjori u ndal nė nenin 18 tė Kushtetutės ku ėshtė saksionuar parimi i barazisė dhe mos-diskriminimit dhe pėrmendi disa aspekte pozitive qė sjell edhe miratimi i ligjit “Pėr Mbrojten nga Diskriminimi”, i harmonizuar me legjislacionin europian. Jurisprudenca e Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė intepretimin e nenit 14 tė Konventės Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut si dhe jurisprudenca e Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė, pėr interpretimin e nenit 18 tė Kushtetutės, jo vetėm qė ngjallėn interes dhe diskutime nga pjesėmarrėsit por afimuan rėndėsinė e pėrqasjes sė kėtyre praktikave edhe nė shqyrtimet e ēėshtjeve me objekt pretendimi pėr diskriminim nga Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi. 
Konventa mbi Eliminimin e tė gjitha formave tė Diskriminimit ndaj Grave CEDAW dhe Komiteti pėr Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave, krijuar me qėllim qė tė vlerėsohet progresi i arritur nė zbatimin e kėsaj Konvente, ishin nė fokus tė referimit tė Dr. Entela Hoxhaj, Pedagoge e Fakultetit tė Drejtėsisė, e cila u ndal nė parashikimet e Konventės dhe funksionimin e Komitetit.
Komisioneri pėr Mbrojten nga Diskriminimi, Dr. Irma Baraku u ndal nė risitė e ligjit “Pėr mbrojtjen nga Diskriminimi”, garancitė qė ky ligj ofron pėr mbrojtjen nga diskriminimi pėr shkak tė gjinisė si dhe nėraste specfike te trajtuara nga Zyra e Komisionerit, qė kishin tė bėnin kyesisht me ankesa apo ēėshtje tė filluara kyesisht (hetime ex-officio)nga Zyra e Komisionerit, procedurat e shqyrtimit tw ankesave nga institucioni i Komisionerit, marrwdhwnjet me shoqwrinw civile, pushtetin gjyqwsor dhe median.
Gjithashtu, nga Zyra e Komisionerit, MSc. Blerina Pirani, Specialiste nė Drejtorinė  e Ēėshtjeve Proceduale Ligjore dhe Marrėdhėnieve me Jashtė, bėri njė prezantim tė ligjit pėr “Pėr mbrojtjen nga Diskriminimi”, duke u ndalur nė objektin dhe qėllimin e tij, format e diskriminimi qė mbrohen me ligj, shkaqet dhe fushat e diskriminimit, rolin e Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskiminimi si autoriteti i vetėm pėrgjegjės nė Shqipėri qė garanton mbrojtjen nga diskriminimi, kompetencat e tij.
Diskutimet nga tė pranishmit ishin tė pranishme gjatė tė dy sesioneve tė zhvilluara nė dy ditė, dhe pas ēdo referimi. Kryesisht ato u fokusuan nė veprimtarinė konkrete qė tashmė Zyra e Komisionerit ushtron prej pothuajse 3 vitesh, objektivat nė tė cilat ėshtė fokusuar nė vitet e para ky institucion, sfidat, boshlleqet ligjore dhe nevojat pėr pėrmirėsimet ligjore, marrėdhėnia nė tė cilėn ligji vendos KMD me pushtetin gjyqėsoretj.  Gjithashtu, eksperienca u sollėn edhe nga tė pranishmit nga Bashkia, Inspektoriati Shtetėror i Punės, OJF-tė qė kanė nė objekt mbrojtjen e tė drejtave tė grave, pedagogė etj.



Zyra e Marrėdhėnjeve me Publikun












Ky projekt mundėsohet nga

osce

Prezenca nė Shqipėri

Contact

Rr. Sami Frashėri Nr 10, Kati II, Tiranė Albania Kutia postare 1019,info@kmd.al
Telefon: + 355 4 243 1078
Faks: + 355 4 243 1077