08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racial, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi organizoi tryezën e rrumbullakët me temë: – Diskriminimi Racial dhe sfidat e zbatimit të ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Takimi kishte për qëllim të tërheqë vëmendjen e institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave ndaj së drejtës së personave te komunitetit rom dhe egjiptian, për të marrë në mënyrë të përshtatshme shërbimet në edukim, punësim dhe të mira e shërbime.
Komisioneria për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku, në fjalën e saj u ndal në problematikat e komunitetit rom dhe egjiptian të evidentuara gjatë vitit 2012 në aktivitetin e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe disa nga rekomandimet që synojnë përmirësimin e situatës së këtij komuniteti.
Znj. Mirjeta Ramizi, ODIHR, Koordinatore e Projektit “Praktikat më të mira për integrimin e romëve në Ballkanin Perëndimor”, foli për synimin që ka ky projekt në përdorimin e praktikave ekzistuese me sa më shumë efikasitet. Me pas vijoi Znj. Marie Korriku, Drejtoresha e Shkollës “Bajram Curri”, u kërkoi bashkëpunim shoqatave që të kontribuojnë në uljen e rasteve të braktisjes së shkollës nga fëmijët e këtij komuniteti.
Përfaqësuesit e Shoqatave që në fokus të punës së tyre kanë mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian shprehën problematikat e hasura dhe sjelljet diskriminuese ndaj komunitetit.
Si rrjedhojë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm u realizua dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Komisionerit Për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqatave.

• Qendra e Gruas Rome për Zhvillim
• Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
• Shoqata Rome për Integrim
• Shoqata Sfinksi
• Shoqata Amaro-Drom
• Shoqata Rromani Baxt- Shqipëri
• Shoqata Disutni Albani
• Shoqata Rromano Kham
• Shoqata Roma Active Albania
• Shoqata Nefreta

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID