08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi priti në ambjentet e institucionit  Avokatin e Popullit të Kosovës Z. Sami Kurteshi. Ky takim kishte në qendër të tij nisjen e një bashkëpunim mes Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit në Kosovë.
Znj. Baraku, pasi i falenderoi për vizitën, vijoi në prezantimin e funksionimit të Institucionit dhe sfidave të tij në promovimin e barazisë dhe mosdiskriminimit. Ajo u ndal në shpjegimin e disa prej rasteve specifike të trajtuara, në dhënien e rekomandimeve përkatëse dhe forcimin e rolit të KMD- sё në mbështetjen e viktimave të sjelljeve diskriminuese.
Nga ana e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit të Kosovës u bë prezantimi i punës së Departamentit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili operon brenda strukturës së Avokatit të Popullit të Kosovës si dhe u bënë pyetje lidhur me punën e Institucionit të KMD-së.
Në përfundim të takimit, palët u shprehën se ky takim është veçse një fillim në vazhdën e bashkëpunimit dypalësh të dy institucioneve përkatëse.

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pret Avokatin e Popullit të Kosovës.