08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbështetjen e Programit te Kombeve te Bashkuara për Zhvillimin (UNDP), zhvilloi takime me autoritetet vendore dhe qytetarët e Librazhdit me datën 25 Mars 2013.
Komisioneri Irma Baraku dhe Kryetari i Bashkisë Librazhd Shefki Çota lidhën marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve duke formalizuar tashmë këtë bashkëpunim. KomisioneriaBaraku u shpreh me besimin se ky bashkëpunim do jetë shumë i dobishëm, duke i ardhur në ndihmë si pushtetit vendorë ashtu dhe grupeve vulnerabël.
Gjatë takimeve të zhvilluara me qytetarët Komisioneri informoi ata për të drejtat që u burojnë nga Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gra e burra, të moshuar, të rinj e të reja, persona me aftësi të kufizuara, pjesëtarë të komuniteteve rome dhe egjiptiane të këtij qyteti u takuan me Komisionerin Irma Baraku për të dëgjuar shpjegimet e saj dhe të eksperteve që e shoqëronin, lidhur më format e  ndryshme që mund të marrë diskriminimi për njerëz të ndryshëm, përfshi edhe diskriminimin gjinor. Pjesë e këti takimi ishin:Pjesëmarrës nga policia dhe shoqëria civile.
Në takime u diskutua edhe rreth mbështetjes që KomisioneriBaraku mund të ofrojë për qytetarët që kanë pësuar diskriminim, si dhe se si mund t’i drejtohet çdo qytetar e qytetare institucionit të Komisionerit për të kërkuar dhe vënë në vend të drejtat e veta të shkelura.
Në këto bashkëbisedime të hapura mes Komisionerit dhe qytetarëve të Librazhdit, ata patën mundësi të bëjnë pyetje lidhur me diskriminimin, të njihen më mirë me të drejtat e tyre si dhe të marrin një këshillim të drejtpërdrejtë për të përpiluar dhe paraqitur ankesa në rast diskriminimi.
Gjithashtu gjatë takimit me qytetarët dhe me shoqërinë civile u lidh dhe një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “ Jemi dhe Ne”.

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID