08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Projekti “Për drejtësi më të aksesueshme për gratë dhe burrat në Shqipëri”

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në partneritet me UNDP Albania dhe Ambasadën Norvegjeze zhvilluan takimin e parë të projektit.
 
Në këtë bashkëbisedim me përfaqësues të lartë të institucionet qëndrore, si dhe aktorët kryesorë për rregullimin e kuadrit ligjor në fushën e energjisë për Klientin në Nevojë, gjë e cila ka shkaktuar pengesa dhe vështirësi të shumta – u paraqit nevoja për një studim në shkallë vendi.
 
Synimi i KMD është identifikimi dhe gjetja e mekanizmave për mbrojtjen e përmirësuar të “Konsumatorëve në Nevojë” kundër diskriminimit përmes forcimit të zbatimit të kornizës përkatëse ligjore dhe rregullatore. Për realizimin e këtij objektivi specifik, KMD do të bashkrendojë punen e advokimit edhe me organizatat e shoqërisë civile.

Sesion trajnues me një grupi gazetarësh

 

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në sesionin trajnues të një grupi gazetarësh së medias së shkruar dhe vizive mbi rolin e institucioneve të pavarura si mbrojtës të të drejtave të njeriut – organizuar nga Shoqata Together for Life, si pjesë e projektit ‘Europa respekton të Drejtat e Njeriut’.
 
Trajnimi i gazetarëve në këtë fushë synon që t’i bëjë ata partner të Institucioneve të Pavarura në vend, si përshembull zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për rritjen e kapaciteteve të gazetarëve në leximin e rekomandimeve, raporteve vjetore, opinioneve dhe deklaratave publike që dalin nga e institucioneve të pavarura.
 

10 VJET KMD, SFIDË PËR DEKADËN E RE TË LUFTËS KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE PROMOVIMIN E BARAZISË

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi festoi 10 vjetorin e miratimit të ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimin dhe ngriten e institucionit, përmes një jave aktivitesh të shumëllojshme e gjithëpërfshirëse, jo vetëm në Tiranë.

Akvitetet informuan dhe sensibilizuan komunitetet, organet publike dhe entitetet private, organizatat joqeveritare (OJQ), media, akademikë, për të promovuar parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, dhe të përfshijë të gjithë aktorët përkatës. Aktivitetet u përqendruna në komunitetet më të diskriminuara në Shqipëri pasi ato janë përfshirë në fushën e punës të KMD, gjatë këtyre viteve.

Për më tepër, disa aktivitete të rëndësishme u kryhen jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, konkretisht në ato rajone ku KMD ka krijuar Zyrat e saj Rajonale, si Korça, Shkodra dhe Fieri. Duke e përmbyllur me një takim solemn në kryesinë e Kuvendit.

Ekspozita fotografike “Guxo të Jesh Vetvetja”, kushtuar komunitetit LGBTI

Në kuadër të Javës Kundër Diskriminimit, sot u çel në ambientet e KMD ekspozita fotografike “Guxo të Jesh Vetvetja”, kushtuar komunitetit LGBTI.

Ekpozita qëndroi e hapur për të gjithë javën kundër Diskriminimit dhe u vizitua nga qindra persona të interesuar.

Komisioneri Dr. Gajda u shpreh i lumtuar që kremtimi i 10 vjetorit të KMD nis me ekspozitën kushtuar komunitetit LGBTI dhe në veçanti brenda ambienteve të institucionit.

 

“Promovimin e tolerancës midis feve”, takim në Elbasan për 10 vjetorin e KMD

Në javën Kundër Diskriminimit në qytetin e Elbasanit u zhvillua një takim mbi “Promovimin e tolerancës midis feve”, në bashkëpunim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar. Në këtë takim folën Komisioneri Dr. Gajda; Kryetari i Bashkisë Elbasan Z.Gledjan Llatja; Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar Z.Arben Ramkaj; Përfaqësues i Prezencës së OSBE në Shqipëri Z. Robert Wilton; Kryetari i Keshillit të Qarkut Elbasan z. Bukurosh Stafa.

Teksa përshëndeti komisioneri Dr.Gajda u shpreh për ngritjen e një Instituti për studime fetare mes institucionit të KND dhe Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar.

Shfaqja teatrale “SFIDA”, tejkaloi pritshmëritë artistike dhe njerëzore

Në ditën e dytë të “Javës Kundër Diskriminimit” u mbajt në Teatrin “Art Turbina” shfaqja
Teatrale “Sfida”, luajtur nga persona me aftësi të kufizuara. Mirëpritja e publikut ishte e jashtëzakonshme jo vetëm që salla u tejmbush, por edhe duartrokitjet ishin të ngrohta!
“Sfida” ishte një shfaqje e integruar me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara, por edhe të bashkëmoshatarëve të tyre pa aftësi të kufizuara, student të akademisë së arteve por dhe vullnetar të thjeshtë. Shfaqja përfshiu 30 persona nga 9 aktor të ndryshëm kryesisht shoqata që janë të angazhuara në fushën e aftësisë së kufizuar.
Në skenë u angazhuan persona me autizëm profesionist të artit si regjisorja Mirketa Cobani persona me probleme në shikim dhe të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar.
Shfaqja e një tipi vodvil (teatër, këngë kërcim por jo mjuzikal) të krijonte një admirim dhe në të njejtën kohë dhe të argëtonte . Është fakt që aktori gjendet në një konflikt të vazhdueshëm me jetën reale, por në atë shfaqje shumë nga pjesëmarrësit luanin veten e tyre. Mesazhe të forta dhe pjesë aktive e shfaqjes dhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale.

10 vjet KMD, promovimi i komunitetit Rom dhe Egjiptian në Korçë

Në ditën e tretë të Javës Kundër Diskriminimit u mbajt në Korçë aktiviteti me fokus pakicat rome dhe egjiptiane, ku u shpalosën rastet kryesore të diskriminimit të ndjekura nga KMD në lidhje me strehimin dhe fusha të tjera, si dhe shembuj praktikë të zbatimit të tyre dhe arritjes së efektivitetit.

Morën pjesë në panel: Z.Sotiraq Filo, Kryetari i Bashkisë Korçë; z.Robert Gajda Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Bledar Taho, Drejtor IRCA dhe Pika Fokale e Programit ROMACTED për Shqipërinë; z. Gentian Serani, aktivist i njohur i komunitetit; znj. Entela Lako, Përfaqësuese e UNDP.

’’Gjuha e Urrejtjes’’ – Aleanca kundër Urrejtjes, takim në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë.

Në ditën e katërt të Javës Kundër Diskriminimit u mbajt në universitetin e Vlorës takimi me temë ’’Gjuha e Urrejtjes’’ – Aleanca kundër Urrejtjes.

Në panelin hapës morën fjalën zv.Rektori i UV Z. Kristofor Lapa; Avokatja e Popullit Znj.Erinda Ballanca; Përfaqësues i AMA; Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Znj. Jutta.

Dr. Gajda në fjalën e tij theksoi rëndësinë që merr kjo temë në ditët e sotme kur gjuha e urrejtjes është shumë prezente kudo. Ndaj ku më mirë se me studentët dhe nxënësit mund të flasim dhe të diskutojmë për këtë problematike të mprehtë, e cila nga gjuhë urrejte sot nesër mund të marrë përmasat e një krimi.

 

 

KMD, takim për të drejtat e gruas, fëmijëve të ngujuar me Ojf, personalitete dhe aktivistë.

Në ditën e Pestë të Javës Kundër Diskriminimit u mbajt në Shkodër një takim i zgjeruar për të drejtat e gruas, fëmijëve të ngujuar me Ojf, personalitete dhe aktivistë.
Në fjalën e tij, Komisioneri Dr. Gajda tha se, ky takim përmbyllës në Shkodër me fokus gruaja jo veteëm informim, por edhe bashkëbisedin e diskutim së bashku për çështje të barazisë në tërësi dhe të drejtat e grave e barazisë gjinore në veçanti, ende e pa arritur tek ne.
Ankesat me bazë gjinore shumë të pakta. Kjo lidhet me perceptimin dhe kulturën, ndaj kërkohet bashkëpunim.
Dhuna është rritur si në familje dhe shoqëri, por nuk ekspozohet me ankesa në KMD, gjë që nuk na jep mundësi të hyjmë thellë për zgjidhjen e problemeve.
Ngacmimi seksual po ashtu një problem, por që nuk raportohet. Të gjitha këto lidhen me disa faktorë, por në veçanti me pozitën e dobët të gruas në shoqëri.

Ekspozitë rinore për perceptimin e të drejtave të njeriut dhe mosdiskrimimit, Korçë

Vajza dhe djem nga zona të ndryshme të Shqipërisë, përcollën përmes artit të tyre mendime dhe ndjenja të lidhura me shumëllojshmërinë (diversitetin), si një vlerë që duhet çmuar dhe mbrojtur në shoqërinë tonë.
Ekzpozita u hap në teatrin “Andon Zako Çajupi” Korçë, për të përkujtuar 10-vjetorin e Ligjit kundër Diskriminimit dhe ngritjen e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Veprimtaria u çel nga Komisioneri, Robert Gajda, Specialistja e Drejtësisë për të Mitur pranë UNICEF Albania Emira Shkurti, artisti që u përkujdes për punimet artistike, Sead Kazanxhiu, dhe u ndoq nga përfaqësues të institucioneve arsimore, Bashkia Korçë shoqëria civile, fëmijë dhe të rinj. Barazia, mosdiskriminimi, toleranca dhe shumëllojshmëria/diversiteti janë vlera të rëndësishme në edukimin e të rinjve, me ndjenjën e drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimiështë një institucion i rëndësishëm, i hapur edhe për fëmijët për t’i mbrojtur ata nga diskriminimi dhe përjashtimi.

Një mbrëmje diskutimi mbi problematikën e racizmit

 

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në bashkëpunim me Komiteti Tiranë, organizoi një mbrëmje diskutimi mbi problematikën e racizmit, përmes shfaqjes së Dokumentarit ‘The13-th’, të krijuar nga Ava DuVernay.
 
Një dokumentar që eksploron historinë e bashkëjetesës mes rracave dhe sistemin e drejtësisë penale në Shtetet e Bashkuara.
 
Komisioneri Dr Gajda vlerësoi dokumentarin për informacionet dhe këndvështrimet e ndryshme të racizmit dhe luftës ndaj këtij fenomeni diskriminues.

Një takim konsultativ në Elbasan

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në një takim konsultativ në Elbasan, me temë: “Të njohim Institucionet Kombëtare️ për të Drejtat e Njeriut”, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucioneve të pavarura, institucionet lokale OSHC- të lokale, median lokale, studentët dhe qytetarët.
 
Ndërgjegjësimi i njerëzve për rëndësinë e institucioneve të pavarura si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe roli i tyre në procesin e pranimit në Bashkimin Europian është një veprimtari shumë e rëndësishme.
 
Takimi u realizya në Kuadër të Projektit “Europa Respekton të Drejtat e Njeriut, që zbatohet nga Shoqata Together for Life në partneritet me Center ACT for SOCIETY.
 
 

“Lufta ndaj gjuhës së urrejtjes”, seminar i KMD në kuadër të projektit Horizontal Facilities

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës organizoi npë datën 6 nëntor një seminar të rëndësishëm me temë “Lufta ndaj gjuhës së urrejtjes”, në Universitetin e Elbasanit, ku morën pjesë Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, anëtarë të Kuvendit, kreu i Këshillit të Europës në Tiranë znj. Jutta Gutzkow, Ambasadorja e Francës znj. Vasak, institucioneve kushtetuese si Avokati i Popullit Erinda Ballanca, e të tjerë të ftuar të nivelit të lartë.
Në fjalën e tij, komisioneri Dr. Gajda adresoi studentët dhe të pranishmit për rëndësinë për të kuptuar trendin shqetësues së Gjuhës së urrejtjes në përgjithësi dhe ajo online në veçanti, si dhe krijimin e mekanizmave të duhur ligjor për të luftuar diskriminimin dhe ndrequr situata përmes ankesave në KMD.
Ky seminar është në kuadër të projektit Horizontal Facilities, që ka për qëllim angazhimin e organeve të barazisë në luftimin e gjuhës së urrejtjes.
 

Komisioneri Z. Gajda pret Këshilltarin e lartë ligjor, pranë Komisionerit për minoritetet kombëtare në OSBE

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda priti në një takim z.William Romans, Këshilltar i lartë ligjor, pranë Komisionerit për minoritetet kombëtare në OSBE.
 
Gjatë bisedës Dr. Gajda e informoi këshilltarin e OSBE, z.Romans për çështjet e trajtuar nga ana e zyrës së KMD për shtetasit shqiptarë pjesë e minoriteteve Kombëtare dhe për veprimtarinë e KMD në këtë aspekt. Komisioneri Gajda takim me kreun e KMSH, z. Spahiu.
 

Komisioneri Gajda nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ADISA

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda zhvilloi një takim me kreun e ADISA, Z.Lorin Ymeri, ku diskutua mbi bashkëpunimin e zyrave të KMD dhe Qendrave të Integruara ADISA të cilat shërbejnë si pika e parë e kontaktit për qytetarët, ku ata marrin informacion se si të realizojnë dhe të dorëzojnë një ankesë.
Gjithashtu, Dr. Gajda dhe z.Ymeri firmosën një Marrëveshje bashkëpunimi edhe për Qendrën e Integruar ADISA në Shkodër, pas asaj në Gjirokastër dhe Fier, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme duke përmirësuar mbulimin, aksesueshmërinë dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
 

Takimi III Rajonal i Avokatëve të Popullit dhe Komisionerëve për Mbrojtje nga Diskriminimi

 

Takimi i Tretë Rajonal midis Avokatëve të Popullit dhe Komisionerëve për Mbrojtje nga Diskriminimi të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me fokus bashkëpunimin institucion për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut, në Vlorë.
 
Përfaqësues nga Avokati i Popullit të Kosovës kryesuar nga Avokati i Popullit Hilmi Jashari, nga Avokati i Popullit të Maqedonisë Veriore, kryesuar nga titullari i institucionit Ixhet Memeti, Institucioni i Avokatit të Popullit të Shqipërisë, kryesuar nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca si dhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kryesuar nga Komisioneri Robert Gajda nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.
 
Ky dokument është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale ndër-institucionale dhe do të shërbejë si një bazë solide për bashkërendimin e aktiviteteve në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm në vendet respektive.
 

“Të drejtat tona, e ardhmja juaj”, Konferenca e IV e advokimit të të drejtave LGBTI, në Tiranë

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në konferencën e katërt vjetore rajonale “Të drejtat tona, e ardhmja juaj” të organizuar nga ERA – LGBTI Shoqata për të Drejtat e Barabarta për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
 
Në këtë aktivitet morrën pjesë 150 delegatë nga Ballkani Perëndimor.
Anëtarë të shoqërisë civile, donatorë, media, akademikë dhe mbështetës të komunitetit LGBTI u mblodhën në shtëpinë e Evropës në Tiranë për të diskutuar se si të forcojnë dialogun rajonal, kapacitetet dhe përpjekjet e avokimit rreth çështjes së të drejtave të LGBTI.
 
 
 
 
 

Komisioneri Gajda në aktivitetin “Egypt Day”, dedikuar fëmijëve jetimë

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda po merr pjesë në aktivitetin “Egypt Day”, një aktivitet promovues dhe humanitar ne kuadër të ditës botërore të Jetimëve. Ideuar dhe mbështetur nga Ambasada e Shtetit të Egjiptit në bashkepunim me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë.
 
Në aktivitet ekspozohen suvenire, tablo dhe gatime tradicionale të Egjiptit. Të ardhurat do të dhurohen për një aktivitet në mbështetje të Femijëve me Mungesë të Kujdesit Prindëror në Shqipëri.
 
 

Stafi i KMD zhvilloi vizitë pune në disa Institucione në Austri

 

Shqipëria ka ndërmarrë angazhime ligjore të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar e bërë realitet barazinë gjinore. Në këtë kontekst, strukturat qeveritare, në bashkëpunim me shoqërinë civile e organizatat ndëkombëtare, kanë punuar në mënyrë të veçantë në drejtim të përmirësimit të legjislacionit e politikave të ndjeshme gjinore, ngritjes dhe fuqizimit të strukturave në mbështetje të barazisë gjinore dhe për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
 
Në bashkëpunim me qeverinë Suedeze dhe pjesëmarrjes së 5 shteteve Shqipëri, Mali i Zi , Moldavi, Kosove dhe Ukrainë, stafi i KMD është duke zhvilluar vizita në disa Institucione në Austri. Në veçanti prezantimi i strehës për gratë i Maria Rosslhumer dhe takimi me eskperten ndërkombëtare Rosa Logar. Parandalimi dhe ndalimi i dhunës me bazë gjinore Promovimi i pjesëmarrjes së barabartë të grave në shoqëri, forcimi i paqes, sigurisë dhe pjesëmarrjes së grave në proceset e paqes, si dhe fuqizimi i grave ekonomikisht.
 
 

KMD Fier aktivitet me temë “Bashkë kundër Trafikimit”

 

Qëndra Sociale “Murialdo”, në bashkëpunimin me zyrën e KMD Fier zhvilloi në ambientet e saj një aktivitet me temë “Bashkë kundër Trafikimit”.
Koordinatori i qëndrave komunitare Elvi Daka falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe duke shprehur rëndësin e gjithësecilit prej nesh për të parandaluar këtë fenomen. Këtë organizim e përshëndeti gjithashtu edhe përfaqësuesja e Zyrës Rajonale e KMD Fier Aidana Hyka që shpjegoi rolin dhe përgjegjësinë e kësaj zyre të re për të pranishmit të cilët do të kenë akses për çdo nevojë që do të kenë në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi.
 
Ky event u ndoq nga shume pjesëmarrës të tjerë dhe fëmije që aksesojne qëndrën në këtë orar si dhe nga të rinj të Komunitetit Rom dhe mesazhi u shpërnda në një numër të konsiderueshëm. Forcimi i marrëdhënieve mes bashkëmoshatarëve ishte një tjetër nga qëllimet e këtij aktiviteti.
 

“Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore, si burim i dhunës ndaj grave në rajonin e Elbasanit”

 

Në Ditën Ndërkombëtarekundër Dhunës, më 25 Nëntor, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në marshim dhe aktivitetin “Ndërgjegjësimii komunitetit mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore, si burim i dhunës ndaj grave në rajonin e Elbasanit” të organizuar nga Forumi i Gruas Elbasan dhe Bashkia Elbasan,në partneritet me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Elbasan.
Përfaqesuesit e institucioneve, OJF-sh, të rinj nga shkollat e mesme, studentë dhe gazstarë marshuan në shesh kundër dhunës dhe më pas vijuan aktivitetin ndërgjegjësuesnë Teatrin Skampa nën sloganin #MëMirë.
Në këtë aktivitet u promovuan vlerat e barazisë dhe mos-diskriminimit në ndryshimin e mendësive të vjeteruara dhe stereotipeve të dëmshme gjinore. Gjatë aktivitetit,agjentët e ndryshimit në komunitet, ndanë me pjesemarrësit mesazhet e tyre mbi përse besojnë se është më mirë baraz dhe çfarë duhet të bëjmë që të arrijmë barazinë.
 

KOMISIONERI GAJDA NË KONFERENCËN E IV RAJONALE TË ORGANEVE TË BARAZISË SË EUROPËS JUGLINDORE

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në konferencën e IV rajonale të organeve të barazisë së Europës juglindore, me pjesëmarrjen e rrjetit Europian EQUINET, në Podgoricë. Komisioneri Gajda falenderoi anëtarët e tjerë të Rrjetit Europian të organeve të Barazisë për pranimin e avokatit të popullit të Kosovësnë gjirin e saj, si dhe vuri në dukje nivelin e pavarësisë dhe efektivitetit të organeve të barazisë në nivel kombëtar e rajonal.
Në ditën e dytë të konferencës së IV rajonale të organeve të barazisë së Europës juglindore, në Malin e Zi, Komisioneri Dr. Gajda moderoi panelin mbi rolin mediave dhe sfidat që kanë organet e barazisë në përmbushjen e detyrave të tyre. Dr. Gajda ngriti shqetësimin e trendit rritës së gjuhës së urrejtjes online dhe ftoi media së pari të krijonin mekanizma vetërregullimi, si dhe nevojën për ndryshime ligjore në legjislacionin shqiptar për të ndrequr këtë fenomen të ri, po aq dhe të vjetër në median tradicionale.
 

Takim për “Sundimin e ligjit dhe ecurinë në luftën kundër krimit të organizuar”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në takimin e radhës së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
 
Takimi kishte si tematikë kryesore: “Sundimin e ligjit dhe ecurinë në luftën kundër krimit të organizuar” si dhe progresin e realizuar në këtë fushë për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian në raportin e vitit 2019 për Shqipërinë si dhe nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri, ku të ftuar ishin Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm dhe Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme.
 

Komisioneri Gajda takim me kreun e KMSH, Z.Spahiu

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
Komisioneri Dr. Gajda e njohu z. Spahiu me aktivitetin e KMD dhe me raste të ndryshme të diskriminimit për arsye racore, fetare, etnike, etj.
Gjatë bisedës u diskutua mbi nevojën që harmonia dhe toleranca fetare nuk duhet të mbetet vetëm midis komuniteteve fetare, por për të gjitha grupet dhe komunitetet në shoqëri.
Komisioneri Dr. Gajda kërkoi bashkëpunimin me Komunitetin Mysliman për ekspozimin e diskriminimit me bazë fetare, si dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe paragjykimeve dhe stereotipeve kundrejt komuniteteve por dhe nga vetë komunitetet.
 

Komisioneri Gajda takim me Arqipeshkëvin e metropolit Tiranës dhe Durrësit

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda zhvilloi një takim me Arqipeshkëvin e metropolit Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo.
Komisioneri Dr. Gajda e njohu kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë z. Frendo me aktivitetin e KMD dhe me raste të ndryshme të diskriminimit për fetare, racore, etnike, etj.
Gjatë bisedës u diskutua mbi nevojën që harmonia dhe toleranca fetare nuk duhet të mbetet vetëm midis komuniteteve fetare, por për të gjitha grupet dhe komunitetet në shoqëri.
Komisioneri Dr. Gajda kërkoi bashkëpunimin me Komunitetin katolik për ekspozimin e diskriminimit me bazë fetare, si dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe paragjykimeve dhe stereotipeve kundrejt komuniteteve por dhe nga vetë komunitetet.
 

Komisioneri Gajda takim në selinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Në kuadër të takimeve me komunitetet fetare në vend, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda zhvilloi një takim me At Aleksin, në selinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (KOASH).
Komisioneri Dr. Gajda informoi At Aleksin mbi veprimtarinë e zyrës së KMD për të luftuar diskriminimin, duke ndarë edhe raste konkrete të shkaqeve me bazë fetare.
At Aleksi falenderoi komisionerin Dr. Gajda për interesimin dhe u shpreh u gatshëm për bashkëpunime të përbashkëta me komunitetet e tjera në vend për të promovuar tolerancën dhe bashkëjetesën.
 
 
 

Komisioneri Gajda takon Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda zhvilloi një takim me Kryegjyshin Boteror të Bektashinjve Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj.
Komisioneri Dr.Gajda falenderoi Baba Mondin për angazhimin publik e patriotik për të promovuar tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë, si dhe nxitjen e vazhdueshme për të luftuar varfërinë.
Komisioneri Dr. Gajda po zhvillon disa takime me komunitetet fetare në vend për të intensifikuar bashkëpunimin dhe organizuar së bashku veprimtari që promovojnë barazinë.
 

Komisioneri Gajda takon Sekretarin e Përgjithshëm të Vëllazërisë Ungjillore

 

Në kuadër të takimeve me komunitetet fetare në vend, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda zhvilloi një takim me rev. Ergest Biti, Sekretar i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.
 
Komisioneri Dr. Gajda informoi rev. Biti mbi veprimtarinë e zyrës së KMD për të luftuar diskriminimin, duke ndarë edhe raste konkrete të shkaqeve me rrethana fetare. Sekretari i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë rev. Biti falenderoi komisionerin Dr. Gajda për interesimin dhe u shpreh u gatshëm për bashkëpunime të përbashkëta me komunitetet e tjera në vend për të promovuar tolerancën dhe bashkëjetesën.
 
 
 
 

Z. Gajda takim ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë, Z. Raytchevski.

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë, z. Momtchil Stoyanov Raytchevski. Komisioneri Dr. Gajda informoi ambasadorin Raytchevski mbi punën e zyrës së KMD për të promovuar barazinë dhe luftuar diskriminimin në terren, posaçërisht për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.
Diskutimet u ndalën tek urat e bashkëpunimit mes institucioneve të barazisë Shqipëri-Bullgari, dhe programeve për shkëmbimim informacionesh dhe përvojash në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të Njeriut. KMD tryezë diskutimi mbi amendimet e ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
 
 

Z. Gajda takim me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Jetimëve

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda priti në një takim përfaqësuesit e Shoqatë Kombëtare të Jetimëve të Shqiperisë, Lulzim Resuli, Kryetar dhe Endrit Reka, Drejtor i Bordit.
 
Gjatë diskutimit u ra dakord për të bashkëpunuar më ngushtë për Statusin e jetimit, të cilën e përfitojnë të gjithë personat me moshë nga 0-25 vjeç që kanë kaluar ose jo nëpërinstitucionet shtetërore apo private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë kriteret ligjore.
 

KMD Fier aktivitet me temë “Bashkë kundër Trafikimit”

 

Qëndra Sociale “Murialdo”, në bashkëpunimin me zyrën e KMD Fier zhvilloi në ambientet e saj një aktivitet me temë “Bashkë kundër Trafikimit”.
Koordinatori i qëndrave komunitare Elvi Daka falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe duke shprehur rëndësin e gjithësecilit prej nesh për të parandaluar këtë fenomen. Këtë organizim e përshëndeti gjithashtu edhe përfaqësuesja e Zyrës Rajonale e KMD Fier Aidana Hyka që shpjegoi rolin dhe përgjegjësinë e kësaj zyre të re për të pranishmit të cilët do të kenë akses për çdo nevojë që do të kenë në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi.
 
Po ashtu ky event u ndoq edhe nga shume pjesëmarrës të tjerë dhe fëmije që aksesojne qëndrën në këtë orar si dhe nga të rinj të Komunitetit Rom dhe mesazhi u shpërnda në një numër të konsiderueshëm. Forcimi i marrëdhënieve mes bashkëmoshatarëve ishte një tjetër nga qëllimet e këtij aktiviteti.
 

KMD, Z. Gajda në çeljen e ekspozitës “Care and Dare” në Laç

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Care and Dare” në Laç, organizuar nga Qëndra Tirana Art, dhe Ambasada e Mbretërisë së Vëndeve të Ulëta në Tiranë.
 
Projekti “Care and Dare” ka në fokus edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
 

Dr. Gajda priti një përfaqësi të organizatave të shoqërisë civile

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti një përfaqësi të organizatave të shoqërisë civile.
Ata ishin nga Civil Rights Defender, Qëndra Treja, Lëvizja rinore Egjiptian dhe Rome, Qendra Sociale për Advokim, Aleanca LGBT, Pro LGBT, dhe kryeredaktorja e portalit Historia Ime, për të diskutuar mbi disa problematika diskriminuese që janë hasur në terren dhe mundësitë e bashkëpunimit për ti ndjekur nga institucioni.
 

KMD, Z. Gajda seancë informuese me punonjësit e kompanisë “Shell Albania”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ishte i ftuar për një seancë informuese me punonjësit e kompanisë ndërkombëtare Shell Upstream Albania B.V, në Tiranë.
 
Gjatë bashkëbisedimit komisioneri Dr. Gajda prezantoi ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe mekanizmat që përdor institucioni për të ndrequr raste konkrete diskriminimi, si dhe angazhimin në terren për të promovuar barazinë.
 
Komisioneri Gajda vlerësoi interesin e treguar nga kompania Shell mbi të drejtat e punonjësve dhe ndjeshmërine për rastet e diskriminimit, si dhe trajtimin e tyre. Zyra e Komisionerit mbetet e hapur për çdo i institucion shtetëror apo kompani private për të bashkëpunuar në avancimin e të drejtave të njeriut në vendet e punës.
 

HAPET ZYRA E RE E KOMISIONERIT PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI NË FIER

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, së bashku me autoritetet lokale të Fierit përuruan çeljen e zyrës rajonale të KMD në Fier, pranë sporteleve të ADISA-s, ku qytetarët e 3 qarqeve Fier, Vlorë e Lushnje do të kenë mundësinë të informohen, ankohen dhe të gjejnë të drejtën e tyre, nëse ndjehen të diskriminuar.
Krahas Komisionierit Dr. Gajda, Prefektit të Qarkut Fier, Baki Bala, në ceremoni mori pjesë dhe zv/Kryetarja e Bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia që vlerësuan përzgjedhjen strategjike për të promovuar të drejtat e njeriut dhe luftuar diskriminimin në këtë aks të rëndësishëm dhe të mbipopulluar.
Komisioneri Dr. Gajda theksoi rëndësinë e hapjes se zyrës në një rajon të madh siç është Fieri. Prania e saj do të jetë një vlerë e shtuar për komunitetin për adresimin e problematikave të shkeljes se të drejtave dhe luftës së anti-Diskriminimit. Komisioneri përshëndeti bashkëpunimin me qëndrën ADISA.
 

“Ecuria dhe të rejat më të fundit nga institucionet në kuadër të negociatave të anëtarësimit nga muaji Mars 2019”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar i Integrimit Europian. Takimi kishte si tematika kryesore: “Ecurinë dhe të rejat më tëfundit nga institucionet në kuadër të negociatave të anëtarësimitnga muaji Mars 2019” si dhe “Progresin e realizuar ngainstitucionet e pavarura për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian në raportin e vitit 2019 për Shqipërinë sidhe nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri”.
 
Gjatë fjalës së tij Komisioneri Dr. Gajda Robert Gajda, theksoi se problem ngelej adresimi i rekomandimeve, nga institucionet publike. Ai shtoi se ishin bërë hapa pozitive përsa i përket vëmendjes së gjykatave rreth trajtimit të çështjeve të diskiminimit. Ai vlerësoi si pozitiv faktin e rritjes se kapaciteteve të komisionerit ku tashmë ka dhe 3 zyra rajonale për të qenë më afër qytetarëve. Ai informoi se ky institucion kishte hartuar propozimet për ndryshimin e ligjit për mosdiskriminin dhe pas organzimit të konsultimit me shoqërinë civile do t’ia përcillte këto propozime, kuvendit.
 

“Fëmijët dhe reklamat në transmetimet audiovizive”

 

Stafi i zyrës së Komisionerit për Mbrotjen nga Diskriminimi mori pjesë në tryezën e diskutimit “Fëmijët dhe reklamat në transmetimet audiovizive”, të organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).
 
Diskutimi u përqendrua te koordinimi i institucioneve në evidentimin e rasteve të shkeljes së Kodit të Transmetimit si dhe mundësinë e organizimit të fushatave të informimit dhe ndërgjegjësimit me redaksitë audiovizive por edhe me vetë prindërit dhe komunitetin e fëmijëve.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetë, përfaqësues të grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, nga OSHMA-të, organizatat jo qeveritare që kanë në fokus të punës së tyre liritë dhe të drejtat e fëmijëve, nga institucionet publike, ekspertë të fushës, etj.
 

Komisioneri Gajda në konferencën e nivelit të lartë për 25 vjetorin e ECRI

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për 25 vjetorin e ECRI (Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës), ku në axhendë është nevoja për një përpjekje të re në luftën kundër Racizmit dhe intolerancës në shoqëritë tona.
Promovimi i barazisë dhe luftimi i racizmit dhe intolerancës janë thelbësore për të ardhmen e Evropës. Përpjekjet tashmë të bëra drejt një barazie më të madhe kanë përmirësuar kushtet e jetës së shumë evropianëve, kanë nxitur shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Evropë. Më herët Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në Grupin e punës së EQUINET, mbi standartet dhe projektet e institucioneve të barazisë, që po mbahet në Francë.
 

KMD tryezë diskutimi mbi amendimet e ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi organizon një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile në kuadër të ndyshimit të ligjit për Mrojtjen nga Diskriminimi.
 
Në këtë takim u diskutuan mbi propozimet e ndryshimit të ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nga aktorët kryesorë shoqërore që operojnë në fushën e të drejtave të njeriut.
 

KOMISIONERI GAJDA REAGON PËR SHPREHJEN DISKRIMINUESE TË PARLAMENTARIT QË CËNOJNË DINJITETIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda përmes një deklarate për shtyp reagoi për shprehjen diskriminuese të një të zgjedhuri në Kuvendin e Shqipërisë, që cënon dinjitetin e personave me sindromën Down.
Në deklaratë Komisioneri Z. Gajda u shpreh se: Po ndjek me shqetësim perdorimin e gjuhës diskriminuese dhe denigruese kundrejt aftësisë së kufizuar nga funksionarë të lartë publik por edhe persona të veçantë, më status të ish-parlamentarit.
Përdorimi i gjuhës së diskriminuese në rrjetet sociale është e papranueshme dhe për këtë arsye Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) do të nisë çështje kryesisht (ex-officio), siç e parashikonligji, për të ndrequr situata që cënojnë dinjitetin e njeriut.
Ndërkohë, KMD pret një reagim të menjëhershëm të personave publikë që kanë përdorur gjuhë diskriminuese duke kërkuar falje publike.
 

Diskriminimi është një shkelje e rëndë, gjoba deri në 6 milionë lekë

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, ka deklaruar në rubrikën “Opinion”, në News24, se po bëhet një punë e madhe për ndërgjegjësimin e subjekteve lidhur me diskriminimin, duke e cilësuar këtë një ndër shkeljet më të rënda që mund t’i bëhet njeriut. Në studion e News 24, Gajda zbuloi dhe gjobat që iu vihen subjekteve për këtë shkelje, që kapnin vlerat e 100-600 mijë lekë të rinj.
“Ne synojmë rritje të bashkëpunimit me organizatat. Vendosim gjoba 100-600 mijë lekë të rinj. Vendimet e komisionerit po përdoren së fundi nëpër gjykata. Kjo i ka dhënë ankimuesve të drejtë për shpërblime të majme. Duam që subjektet të ndërgjegjësohen për diskriminimin, sepse është një nga shkeljet më të rënda që mund t’i bëhet një njeriu”, tha Gajda.
 

Deklaratë e KMD mbi dy rastet e gjuhës së urrejtjes online ndaj bashkatdhetarëveDeklaratë e KMD mbi dy rastet e gjuhës së urrejtjes online ndaj bashkatdhetarëve

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda përmes një deklarate për shtyp reagoi për gjuhës së urrejtjes online ndaj bashkatdhetarëve.
 
Në deklaratë Komisioneri Dr. Gajda përshëndet veprimin e Policisë së Shtetit për të hetuar e referuar në prokurori dy rastet e gjuhës së urrejtjes online për shkak të besimit fetar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, të bëra publike në media.
Harmonia dhe toleranca ndërmjet besimeve fetare të kultivuar në shekuj është gurthemeli i fuqisë së popullit tonë, që duhet ruajtur me krenari dhe në respekt të ligjeve.
Gjuha e urrejtjes në vendin tonë po shënon rritje shqetësuese në rrjetet sociale dhe KMD synon të bashkëpunojë me institucionet për të parandaluar dhe ndrequr këto shprehje diskriminuese që cënojnë dinjitetin e njeriut.
 

KMD takim informues me komunitetin rom dhe egjiptian në Noveselë, Vlorë

 

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi një takim informues me komunitetin rom dhe egjiptian në Noveselë, Vlorë.
Përfaqësuesit e komuniteteve ngritën shqetësime serioze mbi furnizimin me ujë të pijshëm, energjia elektrike, çështje të legalizimit të banesave dhe situatat e strehimin.
Stafi i KMD informoi përfaqësuesit e komunitetit rom dhe egjiptian të Novoselës për mundësitë e adresimit të çështjeve, sipas rasteve të diskriminimit përmes ankesave apo zhvillimin të takimeve me institucionet në nivel vendor dhe qendror. Ky takim u lehtësua nga programi ROMACTED.
 

KOMISIONERI GAJDA TAKIM ME AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM DHE EXPERTISE FRANCE

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe Expertise France, për të folur në lidhje me çështjet gjinore dhe diskriminimin specifik në vendin e punës, në veçanti të sektorit privat, si dhe mbi mekanizmat që bëjnë të mundur në qasjen e mundësive ekonomike.
 
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e ndryshme për bashkëpunim në zhvillimin e një kod sjelljeje për të informuar dhe edukuar operatorin privat për mënyrën e zvogëlimit të diskriminimit në vendin e punës; rishikimin e Ligjit kundër diskriminimit; koordinimin dhe bashkëpunimin me Inspektoratin e Punës; zhvillimin e statistikave mbi diskriminimin në vendin e punës.
Komisioneri Dr. Gajda vuri në dukje se një misionet ei KMD-së është rritja e ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e grave në çdo fushë të jetës.
 

Parimet, politikat dhe standardet e një mjedisi të sigurtë pune

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkëpunim me UNDP Shqipëri, Avokati i Popullit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizuan me 12 korrik një tryezë konsultimi me temë “Parimet, politikat dhe standardet e një mjedisi të sigurtë pune”.
Ekzistenca e politikave dhe procedurave kundër ngacmimit dhe ngacmimit seksual në vendin e punës në administratën publike dhe entitetet private kontribuojnë në një mjedis të sigurt pune ishin në fokusin e diskutimeve.
Në fjalën e tij komisioneri Dr. Gajda vlerësoi takimin si një moment bashkimi të rëndësishëm për një çështje të mprehtë në botë edhe në Shqipëri të ngacmimin seksual dhe që lindin gjatë ushtrimit të veprimtarisë ose për shkak të veprimtarisë. Po ashtu, Dr.Gajda ngriti çështjen e përfaqësimit të gruas në organet drejtuese, koordinimin ndërinstitucional si dhe aktet normative të brendshme për subjektet private, nga sindikatat, mekanizmat e monitorimit tek rregulloret.
Kjo tryezë konsultimi, u iniciua nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA.
Të ftuar në tryezë ishin përfaqësues të administratës publike, sektorin privat dhe shoqërinë civile.
 

Fëmijët në median Audiovizive, Komisioneri Gajda në tryezën e diskurtimeve me Kuvendin dhe AMA

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Fëmijët në median audiovizive”, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe AMA.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetë, përfaqësues të mediave audiovizive, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve shtetërore, etj.
Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi, njëkohësisht zëvendëskryetare e Grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, në fjalën e saj tha se kjo tryezë diskutimi është një vlerë e shtuar dhe një moment i mirë reflektimi për aktorët e përfshirë, median, shoqërinë dhe komunitetin, mbi rolin e tyre në edukimin e fëmijëve.
Ndërsa komisioneri Dr.Gajda vuri në dukje punën e KMD për të luftuar diskriminimin ndaj fëmijëve dhe promovimin e një edukimi ligjor përmes kontakteve me grupet e interesit, Ojq dhe institucioneve që kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Dr. Gajda theksoi se ekzistojnë problematikat që hasin institucionet për të identifikuar diskriminimin jo vetëm në media, por edhe në shoqëri, ku nevojiten standarte dhe udhëzime konkrete për të jetësuar ligjet.
Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ishte krijimi i një hapësire të dobishme për të diskutuar me të gjithë grupet e interesit, mbi aspekte të mbulimit të problematikave që lidhen me raportimin e fëmijëve në median audiovizive.

“Përgatitja dhe mbështetja e Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit në BE”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim përfaqësuesit e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, që e informuan mbi projekti ALBE, i cili përqendrohet tek reformat e ndërmarra në kuadër të Kapitujve 23 dhe 24 të legjislacionit të BE, përkatësisht fushat specifike si gjyqësori dhe krimi i organizuar.
Projektit ALBE – “Përgatitja dhe mbështetja e Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit në BE”, zbatohet për periudhën Nëntor 2018 – Prill 2021 nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hollandës.
Komisioneri Gajda garantoi të gjithë informacionin e nevojshëm dhe bashkëpunimin institucional për një raportim sa më të gjërë sa i përket çështjeve të diskriminimit.
 

Prezantohet Raporti i Monitorimit për shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe respektimin e të drejtave të kategorisë së personave me aftësi të kufizuar

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda po merr pjesë në prezantimin e Raportit të Monitorimit për shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe respektimin e të drejtave të kategorisë së personave me aftësi të kufizuar. Në raport gjenden të problematikat e konstaturara dhe rekomandimet për institucionet qëndrore dhe vendore.
Komisioneri Z. Gajda vuri në dukje se institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen në një dialog të qëndrueshëm, bazuar në nevojat reale të personave me aftësi të kufizuar dhe rritjen e transparencës, barazisë dhe përcaktimin e kritereve objektive të përzgjedhjes për individët që përfitojnë ndihmën për aftësinë e kufizuar.
 

“Fuqizimi i qëndrueshmërisë komunitare nëpërmjet njësisë vendore kundër ekstremizmit”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në takimibn me temë: “Fuqizimi i qëndrueshmërisë komunitare nëpërmjet njësisë vendore kundër ekstremizmit”, të organizuar nga Qendra Ndërfetare në Elbasan dhe IRI.
 
Komisioneri Dr.Gajda vuri në dukje se, fuqizimi i strukturave të qeverisjes vendore duhet të jetë përmes vendosjes së standardeve dhe administrimit të kapaciteteve mbi bazën e parimeve të mirë-qeverisjes dhe mos diskriminimit, duke promovuar barazinë dhe tolerencën.
 

KOMISIONERI GAJDA NË KONSULTËN KOMBËTARE: REFORMA E AFTËSISË SË KUFIZUAR DHE DIALOGU ME GRUPET E INTERESIT

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në konsultën kombëtare Reforma e aftësisë së kufizuar dhe dialogu me grupet e interesit, organizuar nga shoqata e të Verbërve të Shqipërisë.
Konsulata përfshin diskutime me organizatat e aftësisë së kufizuar dhe aktorët e përfshirë në hartimin e reformës lidhur me transparencën e proçesit për vendimarrjes. Komisioneri Gajda vuri në dukje rritjen e ankesave PAK në zyrën e KMD dhe trajtimin e tyre me përparësi të veçantë dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në kuadër të promovimit të barazisë dhe mos diskriminimit.
 

Komisioneri Gajda Leksion të Hapur në Kolegjit Universitar të Biznesit

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda zhvilloi një Leksion të hapur me studentët e Kolegjit Universitar të Biznesit, në Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit komisioneri Dr. Gajda prezantoi ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, instancat e paraqitjes së një ankese dhe mënyra e trajtimit të saj, brenda afateve të përcaktuara në ligj, si dhe masat që merret nga institucioni i KMD kur konstaton akte diskriminimi. Komisioneri Gajda parashtroi rëndësinë e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi për sektorin privat.
Po ashtu, studentët u informuan për veprimtarinë e përditshme të KMD, stafit të saj dhe paraqitën interes për praktika profesionale mbi çështje të Drejtave të Njeriut pranë institucionit tonë dhe marrjen pjesë në seancat dëgjimore të hapura.
 

Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë në Shqipëri nëpërmjet informimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në takimin: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë në Shqipëri nëpërmjet informimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit”.
Në fjalën e tij, Komisioneri Z. Gajda theksoi se është tashmë e domosdoshme “kalimi nga e pergjithshmja tek çështjet specifike. Kjo fal Organizatave ndërkombëtare në bashkepunim me shoqërinë civile. Nje aspekt i rendesishem eshte vazhdimesia e tyre, te jene projekte jo vetem ne start por edhe te jene aty ku nevojiten. Zyra e Komisionerit ka ne fokus implementimin e legjislacionit. 
 
Pushteti vendor duhet te jete me i zgjeruar ne komunitet si ne aspektin ligjor por dhe financues. Instrumentet ekzistojnë, dhe me vjen mire qe ka një vemendje të shtuar edhe fal punes se ANAD, por edhe nga organizata të tjera. Per ne si KMD ka diskriminim në Informacion. Mos pasja e mungeses se komunikimit per individet qe nuk dëgjojnë”.
 

Komisioneri Gajda në Konferencën Studimet gjinore, Ligji, Media dhe Shoqëria”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në konferencën e VI Ndërkombëtare në Shkenca Humane, me temë: “Studimet gjinore, Ligji, Media dhe Shoqëria”, pranë Kolegjin Universitar “Bedër”.
Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Gajda preku çështjet dhe aspektet ligjore në lidhje me gjininë. Ai theksoi rëndësinë e ligjit në këto çështje, duke e parë atë jo vetëm si detyrim, por edhe si kulturë jetese. Më tej ai u shpreh se ligji është i mirë por ka disa probleme në zbatim.
Konferenca mblodhi së bashku akademikë, studiues, ekspertë e profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët ndanë eksperiencat dhe përfundimet e tyre kërkimore. Punimet e konferencës u përqendruan kryesisht mbi rolin e ligjit, medias dhe shoqërisë kundrejt barazisë gjinore.
 

Fëmijët brenda sistemit të Drejtësisë: Monitorimi i sistemit të mbrojtjes ligjore dhe aksesit të barabartë në drejtësi

 

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në forumin “Fëmijët brenda sistemit të Drejtësisë: Monitorimi i sistemit të mbrojtjes ligjore dhe aksesit të barabartë në drejtësi”, të organizuar Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës (QSHRT) dhe Save the Children Albania.
Gjatë fjalës së tij, komisioneri Gajda vuri në dukje në sërë vendimesh të KMD përsa i përket rasteve të diskriminimit për fëmijë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me njësitë e posaçme brenda njësive administrative pranë Bashkive për raportimin e situatave diskriminuese.
 
 
 

Diskriminimi në punë, gratë nuk denoncojnë nga frika

 

Gratë vuajnë nga diskriminimi në punë. Por ato kanë frikë të denoncojnë, për shkak të humbjes së vendit të punës. Kjo ka rezultuar nga një hulumtim i zhvilluar në internet nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, ku vlerësohet se ngacmimi seksual është shqetësimi kryesor në punë. Por ai nuk raportohet nga gratë dhe as denoncohet prej tyre, për shkak të frikës së papunësisë. “Nga të anketuarit që thanë se kishin përjetuar ngacmime seksuale në punë, 39% e grave dhe 44% e burrave nuk kishin folur me askënd dhe nuk e kishin raportuar këtë eksperiencë”, u shpreh Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive e qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim.
Diskriminimin në punë e vlerëson shqetësues edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka një propozim për bizneset. “Ne mendojmë që është shumë e nevojshme që bizneset private të kenë disa mekanizma të brendshëm për t’i trajtuar situatat diskriminuese”, tha komisioneri Robert Gajda.
Komisioneri Dr. Gajda gjatë fjalë së tij vuri në dukje rritjen e ankesave të diskriminimit mbi bazë gjinore në vendin e punës dhe mekanizmat e zyrës së KMD që janë përdorur për të luftuar fenomenin. Ekspertët vlerësuan se nevojiten fushata ndërgjegjësimi për gratë që të denoncojnë këto raste, por edhe një bashkëpunim më i mirë mes institucioneve për ndëshkimin e tyre.
 

Diskriminimi për shkak të gjëndjes shëndetësore, në fokus të KMD

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Roberts Gajda mori pjesë në punimet e Konferencës së parë Ndërkombëtare të Logopedisë dhe Fizioterapisë, që organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani “.
Në fjalën e tij komisioneri Dr. Gajda falënderoi organizatorët për ftesën duke theksuar rolin e padiskutueshëm të profesionistëve të sektorit shëndetësor për të kuptuar nevojat e veçanta të personave me probleme artikulimi dhe që i trajtojnë sipas protokolleve mjekësore. Nevoja për të ofruar një shërbim të dedikuar dhe cilësor me qëllim gjithpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta është mëse e domosdoshme.
Diskriminimi për shkak të gjëndjes shëndetësore, theksoi Dr.Gajda është një shkak që ndiqet nga zyra e KMD, me prioritet dhe rastet e evidentuara kanë marrë zgjidhje në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
 

Diskriminimit për shkak të Moshës, seminar në BerlinDiskriminimit për shkak të Moshës, seminar në Berlin

 

Stafi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në një seminar për rritjen e kapaciteteve për tu ballafaquar me fenomenin e Diskriminimit për shkak të Moshës, të organizuar nga Equinet në bashkepunim me Age Platform Europe, në Berlin, Gjermani.
 

KOMISIONERI GAJDA TAKIM ME ANËTARËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe nënkomisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, në drejtimin e kryetarëve, z. Ulsi Manja dhe znj. Vasilika Hysi.
 
Komisioneri Gajda vlerësoi angazhimin e Kuvendit për të monitoruar dhe inspektuar institucionet e pavarura përmes një mekanizmi që konsolidon llogaridhënien dhe transparencën. Ndihma substanciale e Kuvendit për zyrën e KMD është mirëpritur jo vetëm brenda kornizës institucionale, por edhe me shtimin e shërbimit të mbledhjes së ankesave, promovimi të barazisë dhe ndërgjegjësimit për luftën ndaj diskriminimit në terren, posaçërisht me zyrat rajonale.
 
Kryetari i komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, z. Ulsi Manja vlerësoi ndryshimet dhe arritjet e këtij institucioni duke u treguar i gatshëm për të vijuar bashkëpunimin si në drejtim të përmirësimit të ligjit, qoftë edhe në përmbushje të nevojave të tjera institucionale, buxhetore dhe burimesh njerëzore.
Ndërsa Zëvendëskryetarja e Kuvendit, njëherësh edhe kryetare e nënkomisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, znj. Vasilika Hysi vuri në dukje faktin që Komisioneri adreson çdo rekomandim, pa pritur raportin e fundvitit. Znj. Hysi njoftoi Komisionerin që Kuvendi ka pranuar dhe publikuar rekomandimet e Equinet-it, të përcjella nga vetë institucioni në fjalë, si edhe rekomandoi vëmendje në procesin e zbatimit të strategjisë së edukimit ligjor në zyrat rajonale.
 

Komisioneri Gajda pret ambasadorin e delegacionit të BE në Tiranë, Z. Soreca

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim pune z. Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Komisioneri Gajda informoi ambasadorin Soreca për veprimtarinë e KMD në promovimin e barazisë dhe luftimin e diskriminimit në vend, përmes mekanizmave që i jep Kushtetuta, ligji dhe konventat e ndryshme.
Nga ana e tij, ambasadori i BE Soreca falenderoi për bashkëpunimin institucional dhe vuri në dukje rëndësinë që ka prioriteti i 5-të i BE për Shqipërinë, për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut, si dhe garantoi një dinamikë të re angazhimi të zyrës së BE në Tiranë në këtë fushë me KMD.
Bashkëpunimi i KMD dhe delagacionin e BE konsiderohet shumë i rëndësishëm.
 

Samiti i 1-rë Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në Samitin e 1-rë Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri!
Faleminderit për mundësinë. Gjetjet apo anketimet në shkolla përkojne me gjetjet në aspektet ekonomike për grupet vulnerabël sic është edhe aftësia e kufizuar. Puna e cdo organi Mbrojtes të së Drejtave të njeriut duhet të trokasë tek cdo i ri të perthithen nga vetë ju të rinj. Institucioni që unë përfaqësoj është një Institucion me dimension human dhe shumë i hapur ndaj rinisë forcës vitale në vend.
 
Të rinjtë duhet të jenë të organizuar, shoh një rini të pa organizuar. Cdo i ri duhet të krijojë mekanizma për të drejtat e tyre. Në në këtë Samit jemi duke folur për të rinjtë, organizimi është e vetmja mënyre që ju të mund të tregoni forcën tuaj.
 

Komisioneri Gajda në takimin e Komitetit rajonal për rritjen e qasjes së grave në punësim

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë takimin e parë të “Komitetit rajonal për rritjen e qasjes së grave në punësim”, të organizuar nga Democracy for Development (D4D) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), në Prishtinë.
Ky aktivitet realizohet ne kuader të projektit Projekti rajonal “Qasja e grave në punësim” Projekti mbështetet nga Norwegian Embassy in Prishtina.
Komiteti Rajonal përbëhet z. Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Erinda Ballanca, Avokati i Popullit, znj. Merita Xhafaj, Drejtore e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, z. Blendi Dibra, nënkryetar, Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile. Znj. Albana Laknori, Sekretare e Pergjithshme Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane, Milaim Morina, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Politika dhe Avokim Kosovë, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, Shkëndije Loshaj-Krasniqi, Oda Ekonomike Amerikane, Rozafa Kelmendi, Menaxhere e Projektit, UN Women në Kosovë.
 

Komisioneri Gajda Leksion të Hapur në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër.

 

Komisioneri Gajda mbajti një Ligjëratë të hapur në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit Luigj Gurakuqi, Shkodër.
 
Komisioneri Gajda theksoi në fjalën e tij se institucionet në vend nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ulur diskriminimin e fëmijëve dhe shtresave vulnerable dhe se probleme ka në thuajse të gjitha institucionet në vend.
 

BARAZIA GJINORE DHE DISKRIMINIMI NË ORGANET E EMËRUARA TË PUSHTETIT VENDOR

 

Cenimi i parimit të barazisë nëpërmjet sjelljeve diskriminuese në lidhje me shkakun gjinor paraqitet gjithmonë i veçante por njëkohësisht dhe i zakonshëm. I veçantë pasi diskriminimi me bazë gjinore është i vetmi që thyen logjikën shumicë pakicë në sjelljen diskriminuese dhe i zakonshëm pasi është një nga rastet më tipike të diskriminimit të strukturuar si pasojë e ndërthurjes së shumë faktorëve. Për rrjedhojë, bashkëjeton në shoqëritë tona prej kohësh dhe shfaqet në të gjitha llojet e marrëdhënieve njerëzore, shoqërore, ekonomike, politike, kulturore e kështu me radhë.
Raporti i kryer nga zyra e Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkëpunim me UN Women Shqipëri fokusohet në një nga aspektet ku manifestohet diskriminimi gjinor në Shqipëri, në atë të niveleve të larta drejtuese në vetëqeverisjen vendore. Janë bërë hapa shumë pozitivë në lidhje me përfaqësimin gjinor në organet vendimmarrëse, sidomos të vetëqeverisjes vendore, por shumë pak përçapje janë bërë nga ana e këtij pushteti në lidhje me respektimin e parashikimeve ligjore për një përfaqësim të pranueshëm gjinor në nivelet e larta ekzekutive.
 

Koncert recital në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta, emocione nga pianistja e talentuar, Vasilika Duli

 

Në koncertin e saj recital në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta, pianistja e talentuar Vasilika Duli, vajza e verbër që nuk njeh barriera dhuroi emocione të bukura me notat e pianos së saj në Teatrin Skampa, Elbasan.
 
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda falenderoi pianisten Duli për veprimtarinë në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta. Këto nisma janë shembulli më i mirë i shpalosjes së talenteve, humanizmit dhe solitaritetit aq të nevojshëm në shoqërinë tonë.
 

Konferenca, Fëmijët dhe Edukimi mediatik: përballë sfidave të reja

 

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë dje në punimet konferencës Ndërkombëtare me temë “Fëmijët dhe edukimi mediatik: përballë sfidave të reja”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
 
Komisioneri Gajda gjatë ndërhyrjes së tij vuri në dukje problematikat e ndryshme që hasen në emisionet televizive dhe amplifikimin në mediat online të gjuhës së urrejtjes.
 
Të pranishëm në këtë konferencë janë përfaqësues të shoqatave për të drejtat e fëmijëve, përfaqësues të botës akademike, përfaqësues të medias, UNICEF, dhe Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve znj.Besa Shahini.
 

Marshimin ndërgjegjësues kundër Homofobisë dhe Transfobisë, në Tiranë

 

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mbështeti marshimin ndërgjegjësues kundër Homofobisë dhe Transfobisë në Tiranë.
 
Në këtë marshim aktivistë të shumtë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbështetës të LGBT-së ngrenë zërin e tyre për barazi, kundër diskriminimit dhe dhunës në familje.
 
 
 
 
 

Përfaqësues të Këshillit të Evropës (ECRI) në zyrën e KMD

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim Përfaqësues të Këshillit të Evropës (ECRI), Z. Christian Ahlund (Suedi), Znj. Sara Gimenez (Spanjë) dhe Z. Thobias Bergmann.
 
Gjatë takimit u diskutua raporti i ciklit te mëparshëm i ECRI-it mbi Shqiperine, ku u vu në dukje angazhimi i KMD për të qenë gardian i të drejtave të njeriut në vend. Nga ana e tij, Komisioneri Gajda prezantoi veprimtarinë e KMD për të promovuar barazinë dhe të drejtat njerëzore.
 

Realizohet shërbimi i interpretimit në gjuhën e shenjave, të seancave Plenare, në Kuvend

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda përshëndet marrëveshjen e bashkëpunimit me Kuvendit, RTSH dhe Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë, për të realizuar shërbimin e interpretimit në gjuhën e shenjave, të seancave plenare.
 
Përfshirjen dhe pjesëmarrja e personave që nuk dëgjojnë në jetën publike dhe politike në vend, nëpërmjet komunikimit dhe informacionit, si edhe formateve të aksesueshme ka qenë një shqetësim i ngritur prej vitesh nga zyra e KMD dhe shoqata e drejtuar nga z. Florian Rojba.
 
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka në fokus të axhendës për promovimin e të drejtave të Njeriut, veçanërisht komuniteve dhe grupeve vulnerabël që nuk gëzojnë ende akses të plotë në jetën publike – të sensibilizojë edhe mediat private, përmes bashkëpunimit me Autoritetin e Mediave Audiovizive, që të pasurojnë skaletat me diversitetin e komuniteteve.
 

Mos Shiko Si Jam Shiko Çfarë Mund Të Bëj – Jo Diskriminimit!

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile Caritas Albania, shoqatën Ndihmo Jetën, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë ANAD, Shoqatën e Fëmijeve me Aftësi të Kufizuar Met PAK, qendrën Zhvillimit Ditore Lezhë dhe fshirës Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në Tiranë – organizuan eventin gjithëpërfshirës multi-displinar: sport, art dhe panair i aftësive kanë më shumë nevojë për përkudesje, pasi përfshirja aktive në sport dhe art është shumë e rëndësishme.
Ky event i parë ishte një sukses jo vetëm për nga pjesëmarrja, por edhe nga mesazhet dhe emocionet që dhuruan 3 ndeshjet e bashkebollit dhe panari artizanal.
 

KMD leksion i hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mbajti një Leksion të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu ” në Durrës.
 
Në këtë leksion ishin të pranishëm pedagogë të universitetit dhe studentë për të dëgjuar mbi gjendjen e diskriminimin në vend dhe rolin e KMD për promovim e barazisë dhe ndreqjen e situatave diskriminuese.
 
 
 
 
 

KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI, PREZANTOI NË KUVEND RAPORTIN VJETOR TË KMD

 

Me datë 12 mars, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda prezantoi në Komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, raportin e veprimtarisë për 2018 dhe gjendjen e Diskriminimit në vend. Komisioneri Gajda bëri një përmbledhje të rezultateve dhe sfidat që ka hasur institucioni.
Në zbatim të nenit 26, të Ligjit Nr 10 221 datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, ku përcaktohet se “Komisioneri paraqet raport të paktën një herë në vit përpara Komisioneve të Kuvendit. Raporti përfshin analizë për zbatimin e këtij ligji në përgjithësi, si dhe për punën e Komisionerit dhe të zyrës”, Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi ka përgatitur dhe paraqet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Raportin Vjetor mbi veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2018”.
Raporti vjetor i KMD 2018 gjendet I plotë në: www.kmd.al 

“Standarteve të përshtatshmërisë fizike dhe informacionit në institucionet e sistemit të drejtësisë për personat me aftësi të kufizuar”

 

Z.Robert Gajda mori pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi prezantimin e “Standarteve të përshtatshmërisë fizike dhe informacionit që duhet të garantohet në institucionet e sistemit të drejtësisë për personat me aftësi të kufizuar”, të organizuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, ADRF. Komisioneri Gajda falenderoi ADRF për angazhimin e plotë për të ndërgjegjësuar dhe advokuar për zbatimit e VKM Nr. 1074, datë 23.12.2015 dhe Ligji Nr. 107/2014, për aksesin në të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara.
 
Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Gajda u ndal jo vetëm tek pengesat infrastrukturore publike dhe të transportit publik që janë të dukshme dhe të prekshme, por edhe për pengesat institucionale, përfshirë ato në legjislacion, ku “Diskriminim i personave me aftësi të kufizuara” është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose parapëlqim për shkak të aftësisë së kufizuar, që ka si qëllim ose pasojë pengimin apo bërjen të pamundur të ushtrimit, njëlloj si të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura. Për këtë arsye, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka krijuar një njësi të posaccme për monitorimit të planit Kombëtar të veprimit PAK nga zyra e KMD.
 

KMD Fush Krujë, në panairin e 4 shoqatave që shërbejnë për personat me aftësi të kufizuar

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ishte i ftuar në gjimnazin “Shote Gjallica”, në Fushë Krujë për aktivitetin gjithpërfshirës, me pjesemarrjen e 4 shoqatave që ofrojnë shërbime në fushën e aftesisë së kufizuar dhe gjimnazistëve.
Eventi #TëGjithëSëBashkuMundemiMëShumë përfshinte një aktivitet sportiv dhe panair me produkte që shoqatat Caritas, Ndihmo Jetën, Shoqata e aftësimit për Jetën dhe Shoqata e prindërve të fëmijëve autikë, si dhe klientët e tyre prodhojnë në mënyrë artizanale.
Komisioneri Gajda ofroi mbështetje institucionale për të gjitha problematikat e shprehura dhe garantoi përpjekje maksimale për të promovuar nisma të tilla të sukseshme.
 
 

KMD takim informues me Komunitetin Rom dhe Egjyptian lidhur me të drejtat e komunitetit

 

Në ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Diskriminimit Racial, pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi u zhvillua një takim informues me Komunitetin Rom dhe Egjyptian lidhur me te drejtat e komunitetit, në mënyrë të plotë dhe të barabartë të të drejtave të tyre me natyrë sociale – ekonomike dhe në mënyrë të veçantë në fushën e arsimit, strehimit, punësimit dhe formimit profesional, shëndetësisë, përkrahjes shoqërore, etj.
 
Komisioneri Robert Gajda vlerësoi shumë përfaqësuesit e këtyre komuniteteve si ura lidhëse mes institucioneve dhe qytetarëve! Më pas të gjithë së bashku vizituan qendën tranzitore të emergjencave në Shish-Tufinë, për të inspektuar kushtet dhe dhënë rekomandimet e përshtatshme.
 

Komisioneri Gajda në seminarin III të KE dhe ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi nenin 22 të kartës Sociale të Evropës

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në seminarin III të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe ministria e Financave dhe Ekonomise në kuadër të procedurës së parashikuar nga Neni 22 i Kartës Sociale Evropiane mbi “dispozitat e papranuara “.
 
Qëllimi i takimit është shkëmbimi i pikëpamjeve dhe informatave me autoritetet kombëtare mbi dispozitat që ende nuk janë pranuar nga Shqipëria me qëllim të vlerësimit të mundësisë që vendi yne të pranojë dispozita shtesë.
 
Komisioneri Gajda vlerësoi parimet themelore të Kartës Sociale Evropiane, të ratifikuar nga vendi ynë në vitin 2002, e cila parashikon në pjesën e V-të të saj parimin e Mos Diskriminimit, ku gëzimi i të drejtave do të sigurohet pa diskriminim të çfarëdo shkaku të tillë si race, ngjyre, seksi, gjuhe, besimi fetar, mendimi politik ose tjetër, prejardhje kombëtare ose origjinë shoqërore, shëndeti, shoqërizimi me një minoritet kombëtar, lindjeje ose statusi tjetër.
 

Komisioneri Gajda Ligjërim të Hapur mbi “Legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, në UMSH

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda ishte i ftuar në Universitetin Mesdhetar për të mbajtur një Ligjërim të Hapur mbi “Legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
 

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të Masterit Shkencor, profesorë dhe stafi akademik i Universitetit të cilët shprehën interes për njohjen e këtij legjislacioni.

 

 
 

KMD NË MEDIA

 

Në morinë e ankesave të shqyrtuara nga Komisioneri i Mbrojtjes ndaj Diskriminimit, në 2018-ën mbizotërojnë të larguarit nga puna për shkak të bindjeve politike. Raporti vjetor i KMD ishte pjesë e diskutimit në misionin Wake Up në Top Channel, ku komisioneri Gajda bisedoi për të gjitha kategoritë e diskriminuara, duke përfshirë gjithashtu diskriminimin për shkak të arsimimit, aftësive të veçanta dhe ai racor.

Po ashtu, Komisioneri Gajda prezantoi raportin vjetor të KMD në televizionet Ora News dhe pjesë të saj, në Klan Plus.

 

KOMISIONERI GAJDA I DORËZON KREUT TË KQZ, ZGURI REKOMANDIMIN E EQUINET PËR FUSHATAT ZGJEDHORE

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda zhvilloi një takim me z. Klement Zguri, kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Komisioneri Gajda e informoi kreun e KQZ për angazhimin e Equinet – Rrjeti Europian i Organeve të Barazisë dhe KMD për të promovuar më tutje “Rekomandimin mbi Luftën kundër Diskriminimit dhe Gjuhës së Urrejtjes në fushata zgjedhore”, edhe në vendin tonë! Ndër të tjera, Komisioneri Gajda kërkoi nga ana e administratës së KQZ të bëhej kujdes me vendosjen e qëndrave të votimit me aksesueshmërinë e dosmodoshme për personat me aftësi të kufizuar.
Nga ana e tij, kreu i KQZ, z. Zguri vlerësoi se 10 rekomandimet e EQUINET janë shumë të nevojshme për tu ndjekur nga të gjitha subjektet zgjedhore, sidomos parandalimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimi i grupeve vulnerabël gjatë fushatës zgjedhore, si dhe garantoi se parimet kryesore të rekomandimit dhe nevoja për aksesueshmëri të qendrave të votimit për personat me aftësi të kufizuar do të jenë në fokus të punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Komisioneri Gajda falenderoi z. Zguri për gatishmërinë për të harmonizuar rekomandimin e EQUINET në fushatat ndërgjegjësuese të KQZ për promovimit të parimit të mosdikriminimit, të barazisë dhe të tolerancës.
Rekomandim i EQUINET gjendet I plotë në: www.kmd.al
 

Komisioneri Gajda në Korçë pranë komunitetit rom dhe egjiptian

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ishte pranë komunitetit rom në Korçë në një takim informues dhe sensibilizues. Përfaqësuesit e komunitetit, z. Arben Kosturi dhe Dorin Ciuba i ngritën Komisioneri Gajda dhe zyrës lokale të KMD Korçë një sërë problematikash në lidhje me aksesin e shërbimeve publike në Bashkinë Korçë, çështjen e strehimit dhe arsiminin e anëtarëve të komunitetit.
 
Komisioneri Gajda tha se zyra e KMD i ka prioritet shqetësimet e përditshme të komunitetit rom dhe shumë nga vendimet për Diskriminim janë një realitet që ka vënë para përgjegjësisë institucionet qëndrore dhe lokale. Po ashtu, Komisioneri Gajda vuri në dukje nevojën për rrjetëzime të komunitetit rom dhe egjiptian, jo vetëm në nivel lokal dhe kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Nevojitet një koordinim më i madh për nxitjen e arsimit dhe punësimit profesional të komunitetit rom.
Gjatë takimit të sotëm, u prezantuan edhe disa kumtesa të dr. Eris Rusi, Prof.Fehmi Xhemi, z. Arben Kosturi dhe Bledi Taho mbi pasurinë e kulturës rome. Përfaqësuesit e shoqatave rome dhe 2 egjiptian nënshkruan një marrëveshje për Rrjetëzimin e shoqatave në qarkun Korçë.
 

KMD në takimin e III-të të Komitetit Drejtues të Instrumentit Horizontal

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në takimin e III-të të Komitetit Drejtues të Instrumentit Horizontal, ku temë ishte Luftimi i Diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël.
Komisioneri Gajda vlerësoi fazën e parë të projektit të BE Horizontal facility për Shqipërinë, duke vënë theksin për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e organeve shqiptare të përfshira, si mjet për të arritur standartet më të mira.
Po ashtu, Komisioneri Gajda shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar në fazën e dytë të projektit, sidomos për avancimin e temave të gjuhës së urrejtjes, aspekte të zbatimit të ligjit për minoritete, mbledhja e të dhënave, stastifikave që fotografojnë fenomene në kohë, që ndihmojnë në ofrimin e zgjidhjes së problematikave.
 

KMD mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku u raportua për rezultatet e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Reforma në Drejtësi dhe Mbrojtja të Drejtave të Njeriut janë 2 prej 5 prioriteteve të rëndësishme ka Shqipëria për Integrimin në Bashkimin Evropian.
 
 
 
 

“Mbledhja e II-të vjetore e Grupit Këshillimor të Programit të Bashkëpunimit të BE/Coe ROMACTED”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z.Robert Gajda, mori pjesë në mbledhjen e II-të vjetore të Grupit Këshillimor të Programit të Bashkëpunimit të BE/Coe ROMACTED në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përfaqësues të nivelit të lartë të autoriteteve vendore shqiptare, grupeve komunitare të veprimit, shoqërisë civile rome dhe pro-rome, agjencive të zhvillimit dhe komunitetit ndërkombëtar në aktivitetin rajonal të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, “Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor”.
Projekti Romacted është një projekt i cili ka në fokus përmirësimin e shërbimeve për komunitetin Rom, në të gjitha bashkitë e vendit për shkak të problematikave me të cilat ata përballen siç është strehimi, punësimi, mbrojtja sociale e kulturore e komunitetit.
 

Marrëveshje Bashkëpunimi KMD-Kolegji Universitar Luarasi

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Kolegji Universitar “Luarasi” nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, në fokus të së cilës janë shkëmbimet akademike të programeve të përbashkëta të Kërkimit shkencor dhe praktikat profesionale të studentëve në institucionin që promovon barazinë dhe të drejtat e Njeriut, duke luftuar diskriminimin dhe ndërgjegjësuar komunitet.
Komisioneri Gajda dhe rektori Ruka konfirmuan nevojën për të bashkëvepruar dhe shtuar përpjekjet për të promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin në lidhje me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit në nivel shkencore dhe akademike dhe angazhohen të punojnë së bashku në këto aspekte: – Praktika mësimore për studentët, për t’u njohur me bazën ligjore, raste konkrete në lidhje me problemet që lidhen me diskriminimin; – Aktivitete të ndryshme që lidhen me ndërgjegjësimin për problemet e diskriminimit; – Leksione të hapura që lidhen me çdo çështje diskriminimi.

KMD dhe UNICEF vizitë pune në zyrën rajonale në Korçë

 

Vizitë e z. Roberto De BERNARDI, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, në qytetin e Korçës, në kuadër të mbështetjes së dhënë nga kjo organizatë për Zyrën Rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Ndalesa parë ishte në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali” në një takim me stafin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve të kësaj shkolle. U diskutuan probleme të ndryshme si bullizmi, përjashtimi i fëmijëve nga edukimi dhe gjetja e instrumenteve për të ndërtuar bashkëpunimin, shkollë-komunitet-institucione.
KMD takim informues me Komunitetin Rom dhe Egjyptian lidhur me të drejtat e komunitetit. UNICEF ka sportuar edhe më parë KMD në nisma për ditët e hapura të antidiskriminimit.
 
 

Takim në Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Drejtorinë e Kujdesit Social

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dhe z.Roberto De BERNARDI, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri zhvilluan një takim në Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Drejtorinë e Kujdesit Social, që qytetin e Korçës.
 
Së bashku me drejtorin e institucionit z. Kristaq Grabocka dhe Drejtorin e Kujdesit Social, z. Ilir Zguri, si dhe stafin e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve u biseduan mbi problematikat e ndryshme që hasin nxënësit e grupeve vulnerabël, plotësimin me mësues ndihmës të shkollave në nevojë në zonat rurale dhe trajtimi i pastrehëve në kushte emergjence në këtë qark.
 
Këto takime ishin në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjen e UNICEF për organizimin e Ditëve të Hapura, në shkollat e qytetit dhe adresimin e problematikave për shkeljen e të të drejtave dhe diskriminimin.
 

Komisioneri Gajda takime me organizatat e shoqërisë civile në Shkodër

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda zhvilloi një takim me Organizata e Shoqerisë civile dhe zyra arsimore Rajonale Shkodër.
 
Gjithashtu, komisioneri Gajda inspektoi shkollën 9-të vjeçare “Iliria” dhe një takim me përfaqësuesit e shoqatës “Për të drejtat e komunitetit rom dhe Egjiptian”, si dhe vuri në dukje rëndësinë e zyrës rajonale të KMD në Shkodër, si një antenë në terren për të mbledhur ankesa e shqetësime, promovim të barazisë dhe nxitjen e kulturës së mos diskriminimit.
 
Takimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda u pasqyruar në median rajonale Tv1- Channel, Shkodër, gjatë vizitës në terren dhe takimeve me OJQ .
 

“Panairi i Aftësive”, vizitë në Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerezve me Nevoja të Veçanta, në Elbasan.

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në një aktivitet të mirëorganizuar të Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerezve me Nevoja të Veçanta, në Elbasan.
“Panairi i Aftësive”, një event ku të rinjtë demostrojnë talentet e tyre të jashtëzakonshme dhe një moment specializimi dhe integrimi komunitar shumë të domosdoshëm. Më këtë rast komisioneri Gajda shpërndau dhe çertifikatat për të rinjtë me nevoja të veçanta.
Qëndra është themeluar 3 vjet më parë nga prinder dhe profesioniste, misioni i se ciles eshte integrimi i njerezve me nevoja te vecanta.
 

Praktika në KMD, fillon faza e parë me studentët e fakultetit Juridik

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në ambientet e institucionit një grup studentësh të fakultetit Juridik, cikli Master, që do të zhvillojnë praktikën për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe të drejtat e Njeriut.
 
Komisioneri Gajda iu prezantoi zyrën e KMD dhe qëllimin e praktikës në këtë fushë, ku më e rëndësishmja është fuqizimi i kapaciteteve, ushtrimi me çështje konkrete dhe përfitimi i përvojës së trajtimit të çështjeve të Diskriminimit dhe njohja e mekanizmave ligjorë për të mbrojtur të Drejtat në tërësi.
 

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES KMD DHE INSPEKTORIATIN SHTETËROR TË PUNËS DHE SHËRBIMEVE SHOQËRORE

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dhe Arben Seferaj, kryeinspektori i Inspektoriati Shteteror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nënshkruan me datë 23 janar të 2019 Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për të bashkërenduar të gjitha veprimet për të realizuar mbrojtjen e qytetarëve kundrejt diskriminimit në punë.
Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimin, Gajda vuri në dukje se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është institutionalizimi midis palëve për sigurimin e ndihmës reciproke në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit të informacionit, sinjalizimit të rasteve diskriminuese e bashkëpunimit midis dy Institucioneve, në kuadër të marrjes së masave pro aktive për mbrojtjen nga Diskriminimi në Punësim dhe Fushën e Shërbimeve Shoqërore si dhe për promovimin e parimit të barazisë.
Marrëvëshja parashikon trajtimin e ankesave në Zyrën e KMD si dhe Inspektime të përbashkëta në raste të caktuara.
Ka shumë për të bërë, ne po punojmë çdo ditë për objektivat tona.
 

Komisioneri Gajda në takimin e Aleancës për Dhurimin e Gjakut

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në takimin e Aleancës për Dhurimin e Gjakut, në analizën e punës për 6 mujorin e saj të parë, nën drejtimin e presidentit të Republikës, z. Ilir Meta.
Zyra e KMD, si shumë institucione të tjera publike është përfshirë në fushatën kombëtare për nxitjen e sa më shumë qytetarëve që të jenë të informuar dhe të ndërgjegjëshëm për rëndësinë e dhurimit të gjakut për njerëzit në nevojë në spitale.
Kush dhuron gjak, dhuron jetë!
 

Tryeza e rrumbullakët e Institucioneve të Pavarura, me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të drejtuesve të Institucioneve të Pavarura organizuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali.
 
Roli bashkërendues i Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me institucionet e pavarura, Kuvendin e Shqipërisë dhe ekzekutivin synon të forcojë impaktin e institucioneve dhe ndjekjen e zbatueshmërisë së rekomandimeve, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues.
Komisioneri Gajda vlerësoi takimin koordinues si një provë angazhimi për të garantuar të drejtat e Njeriut, në të gjitha aspektet.
 

Komisioneri Gajda takim pune me Zv/Ambasadorin e Greqisë në Tirane Z. Delavekouras, Këshilltar i Parë.

 

Të dy palët theksuan se respekti për të drejtat e njeriut dhe në veçanti të minoriteteve është përparësi për çdo shtet që dëshiron të sillet një mënyrë moderne dhe demokratike.
Ligji për minoritet është një sipërmarrje e rëndësishme. U vlerësua pozitivisht miratimi i ligjit mbi pakicat kombëtare dhe masat e ndërmarra për përmirësimin e gjendjes dhe garantimin e të drejtave të tyre në praktikë. Gjithashtu, u diskutan çështje specifike lidhur me vetë-identifikimin e pakicave, arsimimin në gjuhën amëtare, pjesëmarrjen në jetën publike, ekonomike, sociale dhe përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së nevojshme në përditshmërinë e minoritetit.
Zv. Ambasadori shprehu nevojen e prezantimit të Insititucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi pranë minoritetit si dhe implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
Një garanci me shumë për mbrojtjen e pakicave përbën Ligji Nr. 10221 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u krijua bazuar në këtë ligj, si institucion i pavarur në ushtrimin e detyrës, që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.
 

Takim mbi Luftën Kundër Diskriminimit dhe Mbrojtja e të Drejtave LGBTI në Shqipëri.

 

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në një takim të organizuar nga Coc Holande dhe Komiteti i Helsinkit (NHC) mbi Luftën Kundër i Diskriminimit dhe Mbrojtja e të Drejtave LGBTI në Shqipëri.
Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës në kuadrin e vartëses së saj të MATRA. Programi Matra është ngritur për të forcuar kapacitetin e institucioneve qeveritare në disa vende në fazën e para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ato të Partneritetit Lindor, për të nxitur zhvillimin e tyre të shtetit të të drejtës në përputhje me kriteret e pranimit në BE nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet (gjysmë) publike holandeze. Sa për kujtesë, Kapitulli 23 i negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë, ndër të tjera, përcakton respektimin e lirive themelore, duke përfshirë të drejtat e njeriut të personave LGBTI, të cilët shpesh janë viktima të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe madje edhe krimeve të urrejtjes.
 

Komisioneri Gajda takim me z.Gjurgjaj, përfaqësues i shoqatës maqedonase “Ilinden”

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda priti në një takim z.Nikolla Gjurgjaj, përfaqësues i shoqatës maqedonase “Ilinden” Tiranë.
Z. Gjurgjaj informoi Komisioneri Gajda me punën aktuale dhe angazhimet që zhvillon shoqata në minoriteti kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë.
Në qendër të takimit ishte mbështetja dhe promovimi i ligjit për pakicat kombetare, promovimi i kulturave dhe implementimi në ditën e përditshme të aspekteve të ligjit, që ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u përkasin një pakice kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit.
Komisioneri Gajda vuri në dukje se “çdo person, që i përket një pakice kombëtare, ka të drejtën të zgjedhë lirisht që të trajtohet ose jo si i tillë, duke mos pasur asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje ose nga ushtrimi i të drejtave që janë të lidhura me këtë zgjedhje”.
Po ashtu, ai garantoi se Institucionet publike, qendrore dhe vendore janë të angazhuara për të garantuar barazi të plotë dhe efektive në jetën ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës.
Në fund të takimit, një çëshjtje që u prek ishin edhe ankesat e paraqitura pranë KMD nga shoqata si dhe takimet në muajin Mars me pakicat kombëtare në terrritoret banuese.
 

Komisioneri Gajda takim me drejtoreshën e UNDP-së, znj. Limya Eltayeb

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda priti në një takim drejtoreshën e UNDP-së, znj. Limya Eltayeb dhe e informoi për ecurinë e zyrës së KMD për 2019, jo vetë në Tiranë, por edhe në zyrat rajonale për të luftuar diskriminimin dhe promovuar barazinë në shoqëri.
Nga ana e saj, drejtoresha e UNDP-së, znj. Limya Eltayeb vuri në dukje rolin nxitës së KMD dhe punën e përbashkët për të rritur pjesëmarrjen e komunitetit rom dhe egjiptian në proceset e zhvillimit gjithëpërfshirës në institucionet publike në vend.
Komisioneri Gajda garantoi përfaqësuesin e lartë të UNDP për vëmendjen maksimale për mbrojtjen dhe forcimin e të drejtave të Njeriut në vend, ku së shpejti do të dalë për publikun edhe raporti i i cili ka për qëllim të sjellë në vëmendje, nevojën për një kuptim të drejtë të diskriminimit, për identifikimin, adresimin dhe gjykimin e tij, në mënyrë që të rritet efektiviteti i parandalimit dhe mbrojtjes prej tij.
 

Takim me Znj. Freedberg Zv.drejtore e Human Rights Campaign

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda takoi në Tiranë znj.Jean Freedberg zv.drejtor i Human Rights Campaign (HRC), për të biseduar rreth komunitetit LGBTI, në vend dhe problematikave të ndryshme. Znj. Freedberg, e cila po mbledh avokatë nga i gjithë rajoni për të ndarë idetë dhe praktikat më të mira për mënyrën e angazhimit të punëdhënësve dhe bizneseve në avancimin e barazisë.
 
Gjatë një pritjeje të organizuar në bashkepunim me Open Mind Spectrum Albania Omsa, Komisioneri Gajda dhe znj. Freedberg u njohën me disa biznese locale mbështetëse të dialogut më të gjerë për bashkëpunimin midis sektorit të biznesit dhe komunitetit LGBTI.
 

Komisioneri Gajda nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ANAD

 

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqatës Kombëtare Shqiptare të njerëzve që nuk Dëgjojnë (ANAD), me synimin e përbashkët për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për personat që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë; si dhe krijimin e aksesit në informacion në gjuhën e shenjave shqipe për të siguruar informacionin e nevojshëm të shërbimeve publike në funksion të një jetese të pavarur.
Me angazhimin për të bashkëpunuar për të siguruar informacion për Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Gjuhën e Shenjave në Shqipe, e njohur zyrtarisht me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 837, datë 03.12.2014, si dhe për ofrimin e një shërbimi të plotë ligjor, të ofruar në gjuhën e shenjave shqipe për të gjithë personat që nuk dëgjojnë apo familjarët e tyre, që paraqesin ankesa për diskriminim pranë tyre. Do të bashkëpunojnë në organizimin e fushatave të përbashkëta sensibilizuese dhe trainimeve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga diskriminimi, minimizimin e rasteve të diskriminimit, mbrojtjen e të drejtave të LGBTI.
 

Takim mbi përdorimin e gjuhës diskriminuese në media për minoritetin rom, egjiptian dhe pakicat e tjera kombëtare

 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesën në takimin e organizuar nga Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome mbi temën “Përdorimi i gjuhës diskriminuese në media, e cila prek veçanërisht minoritetin rom, egjiptian dhe pakicat e tjera kombëtare.
 
Komisioneri Gajda vuri në dukje nevojën për eliminimin e stereotipeve nga ana e medias dhe nxitjen për promovimin e vlerave pozitive të komuniteteve. Luftimi i gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve vulnerabël dhe komuniteteve të ndyshme po kthehet në një domosdoshmëri për punën e zyrës së KMD.
Komisioneri Gajda bën thirrje për më shumë kujdes me përdorimin e gjuhës dhe shmangia e krahasimeve negative, përçmuese dhe denigruese referuar komuniteteve.
 

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID