08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

10 VJET KMD, SFIDË PËR DEKADËN E RE TË LUFTËS KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE PROMOVIMIN E BARAZISË

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi festoi 10 vjetorin e miratimit të ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimin dhe ngriten e institucionit, përmes një jave aktivitesh të shumëllojshme e gjithëpërfshirëse, jo vetëm në Tiranë.

Akvitetet informuan dhe sensibilizuan komunitetet, organet publike dhe entitetet private, organizatat joqeveritare (OJQ), media, akademikë, për të promovuar parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, dhe të përfshijë të gjithë aktorët përkatës. Aktivitetet u përqendruna në komunitetet më të diskriminuara në Shqipëri pasi ato janë përfshirë në fushën e punës të KMD, gjatë këtyre viteve.

Për më tepër, disa aktivitete të rëndësishme u kryhen jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, konkretisht në ato rajone ku KMD ka krijuar Zyrat e saj Rajonale, si Korça, Shkodra dhe Fieri. Duke e përmbyllur me një takim solemn në kryesinë e Kuvendit.

Ekspozita fotografike “Guxo të Jesh Vetvetja”, kushtuar komunitetit LGBTI

Në kuadër të Javës Kundër Diskriminimit, sot u çel në ambientet e KMD ekspozita fotografike “Guxo të Jesh Vetvetja”, kushtuar komunitetit LGBTI.

Ekpozita qëndroi e hapur për të gjithë javën kundër Diskriminimit dhe u vizitua nga qindra persona të interesuar.

Komisioneri Dr. Gajda u shpreh i lumtuar që kremtimi i 10 vjetorit të KMD nis me ekspozitën kushtuar komunitetit LGBTI dhe në veçanti brenda ambienteve të institucionit.

 

“Promovimin e tolerancës midis feve”, takim në Elbasan për 10 vjetorin e KMD

Në javën Kundër Diskriminimit në qytetin e Elbasanit u zhvillua një takim mbi “Promovimin e tolerancës midis feve”, në bashkëpunim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar. Në këtë takim folën Komisioneri Dr. Gajda; Kryetari i Bashkisë Elbasan Z.Gledjan Llatja; Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar Z.Arben Ramkaj; Përfaqësues i Prezencës së OSBE në Shqipëri Z. Robert Wilton; Kryetari i Keshillit të Qarkut Elbasan z. Bukurosh Stafa.

Teksa përshëndeti komisioneri Dr.Gajda u shpreh për ngritjen e një Instituti për studime fetare mes institucionit të KND dhe Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar.

Shfaqja teatrale “SFIDA”, tejkaloi pritshmëritë artistike dhe njerëzore

Në ditën e dytë të “Javës Kundër Diskriminimit” u mbajt në Teatrin “Art Turbina” shfaqja
Teatrale “Sfida”, luajtur nga persona me aftësi të kufizuara. Mirëpritja e publikut ishte e jashtëzakonshme jo vetëm që salla u tejmbush, por edhe duartrokitjet ishin të ngrohta!
“Sfida” ishte një shfaqje e integruar me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara, por edhe të bashkëmoshatarëve të tyre pa aftësi të kufizuara, student të akademisë së arteve por dhe vullnetar të thjeshtë. Shfaqja përfshiu 30 persona nga 9 aktor të ndryshëm kryesisht shoqata që janë të angazhuara në fushën e aftësisë së kufizuar.
Në skenë u angazhuan persona me autizëm profesionist të artit si regjisorja Mirketa Cobani persona me probleme në shikim dhe të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar.
Shfaqja e një tipi vodvil (teatër, këngë kërcim por jo mjuzikal) të krijonte një admirim dhe në të njejtën kohë dhe të argëtonte . Është fakt që aktori gjendet në një konflikt të vazhdueshëm me jetën reale, por në atë shfaqje shumë nga pjesëmarrësit luanin veten e tyre. Mesazhe të forta dhe pjesë aktive e shfaqjes dhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale.

10 vjet KMD, promovimi i komunitetit Rom dhe Egjiptian në Korçë

Në ditën e tretë të Javës Kundër Diskriminimit u mbajt në Korçë aktiviteti me fokus pakicat rome dhe egjiptiane, ku u shpalosën rastet kryesore të diskriminimit të ndjekura nga KMD në lidhje me strehimin dhe fusha të tjera, si dhe shembuj praktikë të zbatimit të tyre dhe arritjes së efektivitetit.

Morën pjesë në panel: Z.Sotiraq Filo, Kryetari i Bashkisë Korçë; z.Robert Gajda Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Bledar Taho, Drejtor IRCA dhe Pika Fokale e Programit ROMACTED për Shqipërinë; z. Gentian Serani, aktivist i njohur i komunitetit; znj. Entela Lako, Përfaqësuese e UNDP.

’’Gjuha e Urrejtjes’’ – Aleanca kundër Urrejtjes, takim në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë.

Në ditën e katërt të Javës Kundër Diskriminimit u mbajt në universitetin e Vlorës takimi me temë ’’Gjuha e Urrejtjes’’ – Aleanca kundër Urrejtjes.

Në panelin hapës morën fjalën zv.Rektori i UV Z. Kristofor Lapa; Avokatja e Popullit Znj.Erinda Ballanca; Përfaqësues i AMA; Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Znj. Jutta.

Dr. Gajda në fjalën e tij theksoi rëndësinë që merr kjo temë në ditët e sotme kur gjuha e urrejtjes është shumë prezente kudo. Ndaj ku më mirë se me studentët dhe nxënësit mund të flasim dhe të diskutojmë për këtë problematike të mprehtë, e cila nga gjuhë urrejte sot nesër mund të marrë përmasat e një krimi.

 

 

KMD, takim për të drejtat e gruas, fëmijëve të ngujuar me Ojf, personalitete dhe aktivistë.

Në ditën e Pestë të Javës Kundër Diskriminimit u mbajt në Shkodër një takim i zgjeruar për të drejtat e gruas, fëmijëve të ngujuar me Ojf, personalitete dhe aktivistë.
Në fjalën e tij, Komisioneri Dr. Gajda tha se, ky takim përmbyllës në Shkodër me fokus gruaja jo veteëm informim, por edhe bashkëbisedin e diskutim së bashku për çështje të barazisë në tërësi dhe të drejtat e grave e barazisë gjinore në veçanti, ende e pa arritur tek ne.
Ankesat me bazë gjinore shumë të pakta. Kjo lidhet me perceptimin dhe kulturën, ndaj kërkohet bashkëpunim.
Dhuna është rritur si në familje dhe shoqëri, por nuk ekspozohet me ankesa në KMD, gjë që nuk na jep mundësi të hyjmë thellë për zgjidhjen e problemeve.
Ngacmimi seksual po ashtu një problem, por që nuk raportohet. Të gjitha këto lidhen me disa faktorë, por në veçanti me pozitën e dobët të gruas në shoqëri.

Ekspozitë e rinore për perceptimin e të drejtave të njeriut dhe mosdiskrimimit, Korçë

Vajza dhe djem nga zona të ndryshme të Shqipërisë, përcollën përmes artit të tyre mendime dhe ndjenja të lidhura me shumëllojshmërinë (diversitetin), si një vlerë që duhet çmuar dhe mbrojtur në shoqërinë tonë.
Ekzpozita u hap në teatrin “Andon Zako Çajupi” Korçë, për të përkujtuar 10-vjetorin e Ligjit kundër Diskriminimit dhe ngritjen e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Veprimtaria u çel nga Komisioneri, Robert Gajda, Specialistja e Drejtësisë për të Mitur pranë UNICEF Albania Emira Shkurti, artisti që u përkujdes për punimet artistike, Sead Kazanxhiu, dhe u ndoq nga përfaqësues të institucioneve arsimore, Bashkia Korçë shoqëria civile, fëmijë dhe të rinj. Barazia, mosdiskriminimi, toleranca dhe shumëllojshmëria/diversiteti janë vlera të rëndësishme në edukimin e të rinjve, me ndjenjën e drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimiështë një institucion i rëndësishëm, i hapur edhe për fëmijët për t’i mbrojtur ata nga diskriminimi dhe përjashtimi.

Një mbrëmje diskutimi mbi problematikën e racizmit.

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në bashkëpunim me Komiteti Tiranë, organizoi një mbrëmje diskutimi mbi problematikën e racizmit, përmes shfaqjes së Dokumentarit ‘The13-th’, të krijuar nga Ava DuVernay.
 
Një dokumentar që eksploron historinë e bashkëjetesës mes rracave dhe sistemin e drejtësisë penale në Shtetet e Bashkuara.
 
Komisioneri Dr Gajda vlerësoi dokumentarin për informacionet dhe këndvështrimet e ndryshme të racizmit dhe luftës ndaj këtij fenomeni diskriminues.

Një takim konsultativ në Elbasan

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në një takim konsultativ në Elbasan, me temë: “Të njohim Institucionet Kombëtare️ për të Drejtat e Njeriut”, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucioneve të pavarura, institucionet lokale OSHC- të lokale, median lokale, studentët dhe qytetarët.
 
Ndërgjegjësimi i njerëzve për rëndësinë e institucioneve të pavarura si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe roli i tyre në procesin e pranimit në Bashkimin Europian është një veprimtari shumë e rëndësishme.
 
Takimi u realizya në Kuadër të Projektit “Europa Respekton të Drejtat e Njeriut, që zbatohet nga Shoqata Together for Life në partneritet me Center ACT for SOCIETY.
 

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID