08000606

TOLL - FREE NUMBER

........................................

Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Aleanca për Dhurimin e Gjakut, e drejtuar nga Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në bashkëpunim me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, Kryqi i Kuq Shqiptar, si dhe s​tafi mjekësor i bankës së Gjakut në QSUT morën pjesë sot në një seancë dhurimi gjaku pranë institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Komisioneri Gajda, në prani edhe të znj. Brunilda Paskali këshilltare e Presidencës, falenderuan komunitetin egjiptian dhe stafin e KMD për këtë gjest sensibilizues për shoqërinë nën moton: Dhuro gjak, shpëto jetë.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome, Ervis Çota u shpreh i kënaqur që për herë të parë ky komunitet dhuron në prani të institucioneve dhe “ne e vlerësojmë shumë organizimin e Aleancës, duke kërkuar edhe shtrirje të dhurimit në rrethe, ku komuniteti egjiptian mund të përfshihet në sensibilizim”.
Të njëjtin mendim ndau edhe Ferdiola Tare e qëndrës “Treja”, e cila përfaqësoi komunitetin egjiptian të Korçës.

Tiranë

et-

Adresa: Rr: Sami Frashëri, Nr 10, Kati II, Tiranë
Kodi Postar: 1019
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Gjirokastër

et-

Adresa: Ish "Shtëpia e Oficerave" ADISA, Gjirokastër
Kodi Postar: 6001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID