[et_pb_section bb_built=”1″][et_pb_row][/et_pb_row][et_pb_row][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_gallery _builder_version=”3.19.15″ gallery_ids=”214787,214783,214789,214785″ hover_overlay_color=”rgba(255,255,255,0.9)” /][et_pb_accordion _builder_version=”3.19.15″][et_pb_accordion_item _builder_version=”3.19.15″ title=”%22Java Kundër Diskriminimit%22 – 10 vjet KMD” link_option_url_new_window=”off” use_background_color_gradient=”off” background_color_gradient_start=”#2b87da” background_color_gradient_end=”#29c4a9″ background_color_gradient_type=”linear” background_color_gradient_direction=”180deg” background_color_gradient_direction_radial=”center” background_color_gradient_start_position=”0%” background_color_gradient_end_position=”100%” background_color_gradient_overlays_image=”off” parallax=”off” parallax_method=”on” background_size=”cover” background_position=”center” background_repeat=”no-repeat” background_blend=”normal” allow_player_pause=”off” background_video_pause_outside_viewport=”on” text_shadow_style=”none” box_shadow_style=”none” hover_transition_duration=”300ms” hover_transition_delay=”0ms” hover_transition_speed_curve=”ease”]
✅Në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë u mbajt takimi përmbyllës i “Javës Kundër Diskriminimit”, në kuadër të festimit të 10 vjetorit të Ligjit dhe Institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me moton për “#PërNjëShoqëriPaDiskrimim
📍Komisioneri Dr. Gajda në këtë 10 vjetor mbajti një fjalë: “Mbi pavarësinë e organeve të pavarura dhe efektivitetin e tyre”.
➡️I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë🇦🇱!
➡️Të nderuar përfaqësues të Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Kombeve të Bashkuara!
➡️Të nderuar deputetë, përfaqësues institucionesh, Ambasadorë, Kryetarë Organizatash Ndërkombëtare, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të shoqërisë civile,
➡️Të nderuar pjesëmarrës!
Tashmë Shqipëria është në një moment kyç pasi aspiron fort dhe është pranë afrimit politik dhe juridik me BE, i cili pashmangshmërisht sjell edhe rrjedhoja ekonomike dhe sociale.
Në kuadër të këtij përafrimi dhe synimi integrues u miratua para 10 vjetësh edhe Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi si pjesë e hapave konkretë që Shqipëria duhej të ndërmerrte në mbrojtje të drejtave të njeriut, e akoma më tepër të një parimi bazik të bashkekzistencës shoqërore, atij të Barazisë.
Ngritja e një institucioni të posaçëm ligjor, i cili tashmë, me modifikimet kushtetuese të 2016, gëzon edhe dinjitet kushtetues, përforcoi më shumë vullnetin e garantimit të barazisë duke siguruar mbrojtje efektive të qytetarëve nga sjelljet diskriminuese të gjeneruara nga organet publike por edhe nga subjektet private.
Njohja në ligj e Pavarësisë së këtij institucioni përbën thelbin e garancisë për shprehjen e njëtrajtshme të funksionit dhe ka për qëllim krijimin e të gjitha kushteve për ushtrimin efektiv të kompetencave për promovimin e barazisë dhe ndreqjen e sjelljeve diskriminuese.
Arkitektura e ndërtimit të ligjit dhe institucionit përkon me 4 direktivat bazë të BE kundër diskriminimit, por edhe te Rekomandimit të Përgjithshëm Nr.2 (i rishikuar) të Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës, si dhe së fundmi (Qershor 2018) të Rekomandimit të Komisionit Europian mbi standardet e Organeve të Barazisë.
Në këto dokumente e shumë raporte të tjera periodikë të organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë të cilët monitorojnë Shqipërinë, vihet gjithmonë theksi pikërisht në këto dy aspekte: pavarësia dhe efektiviteti.
Aspekte të cilat po ti shikojmë në një plan më të gjerë i referohen të gjitha autoriteteve të pavarura në një rend kushtetues, pasi vetëm në këtë mënyrë ekzistenca e këtyre organeve do të merrte kuptim dhe ndikimi i tyre do të sillte ndryshim.
Organet e pavarura në tërësi dhe ato në mbrojtje të drejtave në veçanti, janë indikatori që tregon arritjen institucionale të Shtetit dhe aftësisë së tij për të kuptuar gabimet dhe për ti ndrequr ato.
Detyra kryesore e organeve të pavarura është që të krijojë hapësirat e duhura për pjesëmarrje demokratike, humanizëm, profesionalizëm dhe besim nga publiku.
Pjesëmarrja demokratike, lidhet me faktin se në pjesën më të madhe këto organe zgjidhen nga Parlamenti por kërkohet një rol më ndikues i shoqërisë civile, e cila në mënyrë të strukturuar duhet të ketë zërin e saj në procesin përzgjedhës.
Humanizmi i organeve të pavarura e sidomos i organeve në mbrojtje të drejtave të njeriut, duhet të jetë shembulli dhe modeli më i qartë se si autoriteti publik duhet të trajtojë qytetarët dhe të dëshmojë rolin e tij në shërbim të të gjithëve, sidomos të grupeve më të pamundura shoqërore.
Profesionalizmi i ushtrimit të kompetencave garanton objektivitetin e shprehjes së funksioneve të tyre, i cili është një kusht i domosdoshëm për të pretenduar besimin e individëve dhe grupeve shoqërore.
Prandaj, në këtë këndvështrim, garantimi i pavarësisë së organeve të pavarura është detyrë e përditshme dhe e përhershme e Kuvendit, i cili me peshën e tij në strukturën kushtetuese është aleati kryesor pacenueshmërisë së këtyre organeve.
Nga ana tjetër, raporti i organeve të pavarura me të gjitha autoritetet e tjera publike vendoset në një kuadër komunikimi korrekt institucional, kuptimi te rolit të organeve të pavarura, si dhe bashkëpunimi midis të gjitha organeve për garantimin thelbësor të të drejtave dhe ofrimin dinjitoz të shërbimeve publike.
Në fund të fundit, në thelb, pretendimi kryesor i qytetarëve kundrejt Shtetit dhe vetë kuptimi ekzistencial i këtij të fundit është që të garantohen të gjitha të drejtat Kushtetuese, Ndërkombëtare dhe Ligjore. Prandaj, gjithmonë Shoqëria është qëllimi dhe Shteti është instrumenti që shoqëria përdor për të realizuar pretendimet e saj.
Unë shpreh bindjen, se tashmë jemi në momentin që të kemi një ri konsiderim të kuptimit që organet publike qendrore dhe vendore duhet të kenë kundrejt organeve të pavarura e sidomos të atyre që janë ngritur posaçërisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këto organe nuk janë aty thjeshtë për të kritikuar për hir të kritikës, apo për të ndëshkuar për hir të kapriçove të një titullari, por për të hetuar dhe ekspozuar mos funksione, parregullsi, paligjshmëri e për rrjedhojë, cenim të të drejtave. Nga ana tjetër, jo vetëm ekspozim por edhe ofrim bashkëpunimi për zgjidhje të situatave sipas standardeve dhe kuptimit më të mirë të parimeve kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare.
Në funksion të kësaj, rekomandimet, vendimet, opinionet ligjore, raportet, studimet, monitorimet, anketimet e shumë instrumenta të tjerë të ndryshëm, i shërbejnë më së pari vetë organeve publike, në mënyrë që të kuptojnë problematikat e tyre me qëllim ndreqjen.
Moszbatimi dhe mos ndjekja e të gjitha ekspozimeve dhe rekomandimeve që organet e pavarura në mbrojtje të drejtave të njeriut bëjnë, jo vetëm që zbeh dhe dobëson rolin e tyre derisa i vendos në disa raste edhe në dyshime ekzistenciale, por njëkohësisht bën që pandjeshmëria e organeve publike qendrore dhe vendore të thellojë cenimin e të drejtave dhe mos garantimin e ofrimeve të shërbimeve, të cilat në më të shumtën e rasteve rëndojnë shume herë më shumë në grupet shoqërore më të pamundura.
Prandaj ritheksoj, se qasja e organeve publike në tërësi kundrejt organeve të pavarura duhet të jetë komunikuese, kuptuese dhe bashkëpunuese.
Për ta përmbyllur, me një mesazh pozitiv dhe shpresëdhënës, i cili pa diskutim ndikon në afrimin e Shqipërisë me BE:
Së pari, një hap pozitiv është hedhur nga vetë Kuvendi i Shqipërisë. Mekanizmi i Përbashkët i Monitorimit të zbatimit të vendimeve dhe rekomandimeve të organeve të pavarura, është një mjet që po jep produktet e tij dhe po shkon drejt një përmirësimi dhe efektiviteti të dukshëm.
Së dyti, Pushteti Gjyqësor ka filluar të hyjë thelbësisht në çështjet që trajtojnë cenimin e parimit të barazisë dhe mos diskriminimit. Janë bërë me qindra tashmë çështjet që trajtohen nga gjyqësori si duke trajtuar ankimimet kundrejt vendimeve të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ashtu edhe duke marrë në shqyrtim paditë direkte që i drejtohen nga qytetarët. Këto të fundit kanë qenë progresivisht në rritje vit pas viti. Ky është një lajm i mirë sepse tashmë qytetarët kanë dhe një aleat tjetër kundër sjelljeve diskriminuese. Aktualisht kanë filluar të formësohen precedentë dhe disa dhjetëra rekurse presin Gjykatën e Lartë që të shprehet.
Së treti, vihet re formësimi i një koshence institucionale pasi janë rritur rastet kur organet publike nuk i ankimojnë më në mënyrë rutinë apo thjeshtë për ti mbajtur pezull zbatueshmërinë e vendimeve të KMD, por në një farë mënyrë pranojnë dhe kuptojnë që ka një problem. Kjo vihet re si nga organe të pushtetit qendror ashtu edhe nga organe të pushtetit vendor. Gjithashtu vihet re një rritje e zgjidhjes së rasteve nga vetë organet publike akoma pa përfunduar shqyrtimi nga KMD.
Së fundmi, me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, qytetarët do të kenë edhe një instrument shtesë në mbrojtje të të drejtave të tyre, pasi komisionerët në mbrojtje të të drejtave të njeriut ashtu siç edhe Avokati i Popullit, mund të ngrenë tashmë çështje të natyrës kushtetuese.
Ajo që synohet në të vërtetë, nuk është thjeshtë ekspozimi i disa rasteve sporadike pozitive, por që tashmë kuptueshmëria dhe zbatueshmëria e vendimeve dhe rekomandimeve të kthehet në frymë dhe të vendoset si standard i pranuar nga të gjithë subjektet që ushtrojnë funksione publike.
Jam thellësisht i bindur që nëse organet publike në tërësi do të priren nga komunikimi, kuptimi i ndërsjelltë dhe bashkëpunimi, të drejtat e qytetarëve do të jenë më të garantuara dhe afrimi i integrimit të plotë i Shqipërisë në BE do të jetë më i afërt dhe më i sigurtë.
Ju faleminderit!
[/et_pb_accordion_item][/et_pb_accordion][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]