.
Brunilda MENALLA
KËSHILLTAR

1. Mbështet Komisionerin në ushtrimin e kompetencave të tij.

2. Kontribuon nëpërmjet këshillimit, të gjitha strukturat e zyrës së Komisionerit në raport me subjektet e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

3. Ndjek dhe zbaton porositë e Komisionerit për persona të tretë, brenda dhe jashtë institucionit, duke evidentuar nevojat dhe përparësitë për ndërtimin e axhendave dhe politikave të institucionit.

1. Organizon punën për hartimin dhe zbatimin e programeve të Hetimit Administrativ.

2. Bazuar në planet e inspektimit organizon hetim administrativ në emër të Komisionerit, ngarkon inspektorët për të verifikuar dhe analizuar faktet e parashtruara në ankesat drejtuar Komisionerit si dhe mund t’i kërkojë ankuesit dhe subjektit kundër të cilit është drejtuar ankesa të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 diteve nga dita që palët marrin njoftimin.

3. Koordinon punën me Drejtoritë e tjera për përcaktimin e prioriteteve dhe hartimin e programeve të përbashkëta të punës.

4. Harton projekt-urdhërat për të kontrolluar zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi sipas parashikimeve në ligj dhe ia paraqet Komisionerit për miratim.

5. Merr pjesë, ose drejton në mungesë të Komisionerit, seancat dëgjimore publike që zhvillohen nga Komisioneri ku ftohen palët dhe çdo person tjetër i interesuar në çështjet e ngritura për shqyrtim.

6. Vlerëson dosjen e përfunduar nga inspektori pas hetimit administrativ dhe nëse shprehet dakord me të, nënshkruan projekt-vendimin dhe ia paraqet Komisionerit.

7. Nëse nuk shprehet dakord me draft vendimin përfundimtar të përgatitur nga inspektori, përgatit mendimet me shkrim mbi arsyet e mos rënies dakord me draft vendimin në tërësi apo në pjesë të veçanta të tij dhe në këtë formë ia përcjell dosjen Komisionerit. Në përfundim, vendos Komisioneri për vlerësimin dhe formën e aktit ligjor.

8. Bazuar në nenin 33, pika 11, nëse subjekti kundër të cilit është paraqitur ankesa nuk e informon Komisionerin mbi masat e marra në zbatim të vendimit të KMD-së ose nuk zbaton vendimin, propozon masë për ndëshkimin me gjobë të subjektit përgjegjës.

9. Në bashkëpunim me Drejtoritë e tjera, merr pjesë në grupet e punës për përgatitjen e projekt-vendimeve bazuar në nenin.33 pika 10 të ligjit nr.20221, datë 04.02.2010, i ndryshuar.

10. Organizon kontrollin e zbatimit të vendimit të Komisionerit dhe ndjek procedurën për njoftimin e vendimit të sanksionit me gjobë tek Drejtoria Juridike dhe vënien në dijeni të Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse. Bazuar në nenin 33 pika 15, i propozon Komisionerit që t’u kërkojë autoriteteve kompetente heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit të subjektit fizik ose juridik për ta ushtruar veprimtarinë e tij.

11. Merr masa për ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentacionit që lidhet me informacionin e realizuar gjatë hetim- inspektimit.

1. Në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore organizon, koordinon dhe mbikëqyr ushtrimin e detyrave të specialistit të kësaj drejtorie dhe të specialistëve të zyrave rajonale të zyrës së Komisionerit.

2. Organizon veprimtarinë e kësaj drejtorie me qëllim bashkëpunimin me institucionet publike dhe private, duke kërkuar sigurimin e të gjithë informacionit të nevojshëm për mbrojtjen nga diskriminimi.

3. Organizon pritjen e ankuesve dhe i ofron atyre gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me pretendimin e tyre.

4. Administron regjistrin për dokumentimin e të gjitha ankesave që i drejtohen Zyrës së Komisionerit.

5. Kujdeset që regjistrimi të përmbajë informacionin e procedurës së ankimimit të ndjekur rast pas rasti, sipas nenit 33 të ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

6. Gjatë procesit të regjistrimit dhe menaxhimit të informacionit të marrë nga njoftimi garanton zbatimin e detyrimeve ligjore lidhur me mbrojtjen nga diskriminimi.

7. Në rastet e mosplotësimit efektiv të informacionit nga ankesat e marra, orienton punën e specialistit duke marrë masa me qëllim plotësimin e këtij informacioni.

8. Drejton dhe koordinon punën me zyrat rajonale të institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

9. Në bashkëpunim me drejtoritë e tjera të institucionit të Komisionerit, merr masa organizative për zhvillimin e tryezave të rrumbullakëta, ditëve të hapura ndërgjegjësuese në lidhje me njohjen e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi etj.

10. Promovon veprimtarinë e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në territorin që përfshijnë zyrat rajonale.

11. Mban lidhje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme me OSHC kombëtare dhe lokale për një bashkëpunim intensiv në përmbushje të misionit të përbashkët.

12. Bashkërendon punën me drejtoritë e tjera të institucionit të Komisionerit për informimin e ankuesve për të drejtat e tyre si dhe për marrjen e masave sipas kompetencave të ngarkuara në ligj dhe në këtë rregullore, për të drejtën e ankimit dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura të ankuesve.

13. Me urdhër dhe/ose porosi të Titullarit të Institucionit merr pjesë dhe jep kontribut në aktivitete zyrtare, grupe pune, seminare, konferenca dhe trajnime.

1. Koordinon dhe mbikqyr veprimtarinë e punës së specialistëve në përgatitjen me profesionalizëm të mendimeve juridike të kërkuara e dhëna për të gjitha aktet nënligjore dhe ato administrative të hartuara nga institucioni si dhe për të gjitha aktet ligjore e nënligjore të dërguara në adresë të Zyrës së Komisionerit.

2. Koordinon dhe mbikqyr veprimtarinë e punës së specialistëve të drejtorisë në kuadrin e zhvillimit të legjislacionit, veprimtarinë studimore të tyre etj.

3. Harton projekt-urdhërat për të kontrolluar zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi sipas parashikimeve në ligj dhe ia paraqet Komisionerit për miratim.

4. Organizon, ndjek dhe menaxhon ndarjen e detyrave midis specialistëve, kryerjen e tyre, masat e marra në kohë për ecurinë e mbarëvajtjen e punës si dhe çdo veprimtari të shpejtë e të nevojshme në interes të punës së drejtorisë dhe institucionit në përgjithësi.

5. Koordinon dhe mbikqyr ndjekjen e procedurave nga specialistët e drejtorisë për trajtimin e kërkesave të paraqitura pranë institucionit.

6. Organizon punën për përgatitjen dhe implementimin e kërkesave dhe detyrimeve ligjore që burojnë nga nënshkrimi i Memorandumeve të Mirëkuptimit me autoritetet publike ose private brenda vendit, njësitë homologe apo marrëveshjeve të tjera të ratifikuara nga vendi ynë në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi.

7. Kur ngarkohet nga Komisioneri merr pjesë në përfaqësimin e Zyrës së Komisionerit në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.

8. Koordinon punën me Drejtoritë e tjera për përcaktimin e prioriteteve dhe hartimin e programeve të përbashkëta të punës.

.
Ina LAKO
DREJTORI DREJTORISË SË MONITORIMIT, RAPORTIMIT DHE KOMUNIKIMIT

1. Drejton punën për përmirësimin e marrëdhënieve me Jashtë të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me zyrat homologe, si dhe organizatat ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit në fushën e mbrojtjes së diskriminimit.

2. Nxit dhe forcon bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, institucionet kombëtare dhe OJF-të e të drejtave të njeriut.

3. Drejton dhe kontrollon punën kryen e monitorimit në zbatimin e Konventave të Ratifikuara nga RSH, Strategjive dhe Planet Kombëtarë të Veprimit.

4. Përgatit raportime periodike në kohë dhe me efiktivitet për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe institucionet dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare.

5. Menaxhon dhe monitoron zbatimin e projekteve sipas planifikimit, në bashkëpunim me partner kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

6. Drejton proçesin e përgtitjes së raporteve vjetore të KMD dhe raporteve të veçanta me finalizimin e tyre me botime/publikime.

7. Kryen bashkërendimin dhe koordinimin e brendshëm institucional për përgatitjen e raportimeve periodike, informacioneve, materialeve të ndryshme në kuadrin e proçesit të integrimit të vendit.

8. Përcakton hapat e nevojshme për organizimin e veprimtarive ndërgjegjësuese të aktiviteteve të institucionit dhe drejton zbatimin e strategjisë së komunikimit.

9. Përgatit dhe i propozon Komisionerit startegjinë e komunikimit me mediat, si dhe publikimet në mediat sociale për vizibilitetin e KMD.

10. Koordinon organizimin e vizitave të punës, konferencave dhe aktiviteteve ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit të Komisionerit dhe stafit të institucionit.

11. Bashkërendon punën brenda institucionit në përgatitjen e draft marrëveshjeve dypalëshe dhe nënshkrinim e tyre.

12. Merr pjesë në grupe pune të institucionit, projekte, trajnime të organizuara për rritjen e kualifikimit dhe aftësive profesionale, si dhe raporteve të tjera sipas urdhrave të Komisionerit.

13. Harton projekt-urdhërat për të kontrolluar zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi sipas parashikimeve në ligj dhe ia paraqet Komisionerit për miratim.

.
Ana MUÇA
DREJTORI DREJTORISË SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

1. Ndjek punën për zbatimin e të gjitha proçedurave të pranimeve dhe emërimeve në shërbimin civil, transferimet dhe largimet nga puna si dhe trajtimin e personelit, sipas kërkesave të ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, të rregullores së brendshme të institucionit dhe urdhrave dhe udhëzimeve të Komisionerit.

2. Kërkon zbatimin e detyrave nga personeli që ka në varësi.

3. Bën mbrojtjen e llogarisë vjetore në Ministrinë e Financave.

4. Harton projekt-urdhërat për të kontrolluar zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi sipas parashikimeve në ligj dhe ia paraqet Komisionerit për miratim.

5. Harton raporte lidhur me organikën dhe treguesit e tjerë që kërkohen nga Komisioneri apo institucione të tjera.

6. Organizon punën për ngritjen e komisioneve të prokurimeve dhe blerjeve të materialeve të nevojshme për Zyrën e Komisionerit sipas kërkesave të akteve ligjore e nënligjore.

7. Mban lidhje të drejtpërdrejta me Komisionerin, duke bashkërenduar punën me të gjitha strukturat e tjera, për hartimin dhe zbatimin e planit ekonomik e financiar.

8. Drejton punën për njohjen e gjendjes financiare dhe për përmbushjen e procedurave të përpilimit të kërkesave buxhetore të Zyrës së Komisionerit.

9. Udhëheq punën për planifikimin, sigurimin dhe zbatimin e buxhetit të miratuar për realizimin e fondeve financiare dhe të investimeve në fushën e veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit.

10. Harton programe tre mujore të kontrollit, si dhe programin vjetor të ushtrimit të kontrollit të brendshëm financiar.

11. Ndjek paraqitjen në punë të personelit të administratës dhe i paraqet në çdo fund muaji degës së financës listë prezencën për përpilimin e listë pagesës dhe bashkëpunon me specialistin e burimeve njerëzore për zëvendësimin e punonjësve që mungojnë.

12. Ndjek dhe koordinon punën me specialistin e burimeve njerëzore për planifikimin, evidentimin dhe zbatueshmërinë e lejeve vjetore të punonjësve të Zyrës së Komisionerit.

13. Ndjek proçedurat e specializimeve apo kualifikimeve të punonjësve të Zyrës së Komisionerit brenda dhe jashtë vendit.

14. Përgjigjet për masat e marra në raste ceremoniale, për pajisjet e nevojshme, rregullimet e mjediseve të caktuara, dekoracionet e duhura.

15. Mban dhe administron dosjet përkatëse për Zyrën e Komisionerit në zbatim të ligjit Nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

16. Ndjek dhe koordinon punën me specialistin e Arkiv-Protokollit për regjistrimin e korrespondencës së institucionit dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar të institucionit dhe krijimin e regjistrave dhe inventarëve të dosjeve, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre dhe gjithë dokumentacionit sipas ligjit “Për Arkivat”.