Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Z. Gajda zhvilloi një leksion në “Akademinë e Konsumatorit 2”, realizuar me mbështetjen e Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana.
Dr. Gajda e filloi leksionin e tij me rëndësinë që ka institucioni që ai drejton në ndikimin për ofrimin e shërbimeve dhe politikave pa diskriminim. Ai e vuri theksin ke nevoja e trajtimit të sa me shumë ankesave që kanë elementë diskriminimi, trajtimi të pabarabartë dhe përfshirjen e formave të reja të diskriminimit në kuadër të ndryshimeve ligjore.