08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në prezantimin e Indexit për Barazinë në Punësim të komunitetit LGBTIQ, 2018, të kryer nga The HeadHunter: një nga grupet më të mëdha negociatore të punësimit në disa shtete të rajonit.
Komisioneri Gajda vlerësoi gjetjet e Indexit si shumë të vlefshme për identifikimin e problematikave të komunitetit LGBTIQ në aspektet e punësimit, jo vetëm në administratën publike, por edhe në sektorin privat. Po ashtu, ai inkurajoi studimet dhe anketat, në persepektivën krahasimore dhe të qëndrueshme sepse jep një panoramikë më të qartë të situatave diskriminuese.
Analizat e gjetjeve të Indexit kanë treguar se në vendin e punës, politikat, diversiteti, praktikat dhe programet në përgjithësi, mungojnë në Shqipëri. Edhe nëse këto janë prezente, në përgjithësi nuk përfshijnë punëkërkuesit dhe punëmarrësit e komunitetit LGBTIQ. Kompanitë kanë mungesë të politikave, praktikave, dhe manaxherëve të trainuar të burimeve njerëzore, në temën e diversitetit në vendin e punës.
Komisioneri Gajda informoi panelin dhe publikun e gjërë për nismën e KMD për të biseduar me palët e interesit, administratën publike qëndrore e vendore, inspektoriatin e punësimit dhe Dhomat Kombëtare të Tregtisë, për të trajnuar jo vetëm lidershipin e kompanive private mbi detyrimet ligjore të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, por edhe punëmarrësit për të drejtat që kanë në vendin e punës, si dhe mënyrat e ankesave për situata specike diskriminuese.

Tiranë

et-

Adresa: Rr: Sami Frashëri, Nr 10, Kati II, Tiranë
Kodi Postar: 1019
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Gjirokastër

et-

Adresa: Ish "Shtëpia e Oficerave" ADISA, Gjirokastër
Kodi Postar: 6001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID