08000606

TOLL - FREE NUMBER

........................................

Deklaratë për shtyp

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehet i shqetësuar për përmbajtjet anti-Greke në parullat e shfaqura në ndeshjen Partizani-Skëndërbeu të datës 29/10/2018, në kampionatin shqiptar të Futbollit.

Duke theksuar se mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit etnik përbën një të drejtë të njeriut, e cila duhet të sigurohet dhe në fushën e sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi fton autoritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), klubin e futbollit Partizani dhe Skëndërbeu të marrin masat e nevojshme për adresimin e ngjarjes së rëndë, në mënyrë që të mospërsëriten.

Duke shprehur keqardhjen e thellë për praninë e shprehjeve të urrejtjes dhe të diskriminimit etnik në sport dhe duke vërejtur se këto fenomene shfaqen në stadiumet tona, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është i gatshëm të bashkëpunojë me FSHF-në për implementimin e udhëzuesit të FIFA-s për Praktikat e Mira të Diversitetit dhe Anti-Diskriminimit për të promovuar tolerancën dhe luftuar shprehjet e urrejtjes në stadiume.

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi garanton opinionin publik se do të jetë gardian i të Drejtave të Njeriut, siç e parashikon Kushtetuta dhe ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për të promovuar barazinë dhe tolerancën në vend.

Tiranë

et-

Adresa: Rr: Sami Frashëri, Nr 10, Kati II, Tiranë
Kodi Postar: 1019
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Gjirokastër

et-

Adresa: Ish "Shtëpia e Oficerave" ADISA, Gjirokastër
Kodi Postar: 6001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID