08000606

TOLL - FREE NUMBER

........................................

Komisioneri Gajda zhvilloi një takim me z. Hilmi Jashari, në zyrën e Avokatit të Popullit të Kosovës. Pas mirë se ardhjes,  Avokati Jashari prezantoi rolin e Institucionit qe ai drejton si pjesë e atyre institucioneve që konsiderohen si garant të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, stafi i  Avokatit të Popullit të Kosovës sipas departamenteve perkatëse prezantoi mekanizmin e barazisë për promovim, monitorim dhe mbështetje të trajtimit të barabartë pa diskriminim në bazat e mbrojtura nga Ligji per barazi gjinore dhe Ligji per mbrojtjen nga Diskriminimi, të cilat ligje, bashkë me Ligjin për Avokatin e Popullit përbëjnë pakon ligjore të të drejtave të njeriut, e cila ka hyrë në fuqi në korrik të vitit 2015.

Nga ana e tij, Komisioneri Gajda informoi avokatin Jashari për përgatitjet e konferencës së Tretë rajonale të organeve të Barazisë të Ballkanit Perëndmimor me 29 tetor në Tiranë, ku Kosova është ftuar për herë të parë. Në këtë takim u ra dakord  për hapat e mëtejshme të bashkëpunimit, për një Marrëveshje institucionale dhe instituimit të praktikës së shkëmbimit të informacionit dhe përvojave mes dy institucioneve.

Rritja e bashkëpunimin mes Avokatit të Popullit të Kosovës dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është në axhendën kryesore të drejtuesve të dy institucioneve.

Tiranë

et-

Adresa: Rr: Sami Frashëri, Nr 10, Kati II, Tiranë
Kodi Postar: 1019
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Gjirokastër

et-

Adresa: Ish "Shtëpia e Oficerave" ADISA, Gjirokastër
Kodi Postar: 6001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID