Lajme

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda priti në një takim z.Nikolla Gjurgjaj, përfaqësues i shoqatës maqedonase “Ilinden” Tiranë.

 

✅Z. Gjurgjaj informoi Komisioneri Gajda me punën aktuale dhe angazhimet që zhvillon shoqata në minoriteti kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë🇦🇱️.

✅Në qendër të takimit ishte mbështetja dhe promovimi i ligjit për pakicat kombetare, promovimi i kulturave dhe implementimi në ditën e përditshme të aspekteve të ligjit, që ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u përkasin një pakice kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit

✅Komisioneri Gajda vuri në dukje se “çdo person, që i përket një pakice kombëtare, ka të drejtën të zgjedhë lirisht që të trajtohet ose jo si i tillë, duke mos pasur asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje ose nga ushtrimi i të drejtave që janë të lidhura me këtë zgjedhje”.

✅Po ashtu, ai garantoi se Institucionet publike, qendrore dhe vendore janë të angazhuara për të garantuar barazi të plotë dhe efektive në jetën ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës.

✅Në fund të takimit, një çëshjtje që u prek ishin edhe ankesat e paraqitura pranë KMD nga shoqata si dhe takimet në muajin Mars me pakicat kombëtare në terrritoret banuese.