08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku merr pjesë në punimet e Takimit të Komisionit të Mosdiskriminimit të Asamblesë Parlamentare të KiE

13.09.2012

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku mori pjesë në punimet e Takimit të Komisionit të Barazisë dhe Mosdiskriminimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE), që mbahet në Tiranë në datat 13-14 shtator, në kuadër të Presidencës shqiptare.Në çeljen e sesionit të sotëm morën pjesë Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë znj.Jozefina Topalli,  Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera, Ish-Koordinatorja kombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore znj. Iva Zajmi, si dhe anëtarë të Komisionit të barazisë dhe Mosdiskriminim të APKiE dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Fjala e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi në këtë takim

E nderuar Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë,

I  nderuar Z. Botta,Komisionit për Barazinë dhe Mosdiskriminimin,

Të nderuar të pranishëm,

Se pari më lejoni t’ju them se jam shumë e nderuar që jam pjesë e këtij aktiviteti.

Kam një përgjegjësi të madhe si grua dhe si drejtuese e një institucioni që mbron të drejtën për barazi dhe mosdiskriminim të prezantoj këtu këndvështrimin e këtij institucioni mbi situatën e respektimit të së drejtës për barazi dhe mosdiskriminim në gëzimin e të drejtave që Kushtetuta e RSh dhe aktet Ndërkombëtare të ratifikuara njohin. Tashmë, që nga viti 2010 është miratuar nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë Ligji “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Me miratimin e këtij ligji, Shqipëria ka ngritur në një nivel më të lartë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që është konsideruar si një arritje për Shqipërinë, si në aspektin institucional, ashtu edhe në atë të politikave kundër diskriminimit. Ky ligj ofron mbrojtje për çdo individ ndaj sjelljeve diskriminuese për shkak të një liste joshteruese shkaqesh, ndaj subjekteve private dhe publike. Për më tepër parashikon mekanizmat për realizimin efektiv të së drejtës për të mos u diskriminuar siç është Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të cilin e pajis edhe me kompetenca vendimarrëse. Pavarësisht mbrojtjes së çdo individi duhet thënë se Komisioneri, ka përcaktuar edhe grupet më të cënueshme si gratë, të miturit, personat me orientim të ndryshëm seksual, personat me aftësi të kufizuar, minoritetet etj, të cilët shpeshherë janë viktima të formave të ndryshme të diskriminimit.
Hartimi i “Planit Strategjik 2012-2015 dhe Planit të Veprimit Për Vitin 2012 të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” përcaktoi vizionin, qëllimet dhe objektivat konkret për veprimtarinë e ardhshme të Komisionerit. Hartimi i këtij dokumenti u mbështetet në një proces konsultues transparent dhe gjithëpërfshirës me përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore,  organizatat e shoqërisë civile dhe  donatorët.
I udhëhequr nga vizioni “Të jetojmë në një shoqëri ku respektohet parimi i barazisë dhe promovohet barazia e shanseve dhe mundësive”,misioni  i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për të garantuar mbrojtjen efektive nga diskriminimi i të gjithë personave të parashikuar nga ligji,  realizohet përmes:                                                   Ofrimit të ndihmës së pavarur për viktimat e diskriminimit në ndjekjen e ankesave të tyre në lidhje me diskriminimin.Mund të themi këtu se përveç rritjes së numrit të ankesave mund të konsiderojmë si pozitive: zgjerimin e shkaqeve për të cilat pretendohet diskriminimi, shtrirja e gjerë gjeografike e tyre, ushtrimi i plotë i kompetencave të dhëna me ligj nga Komisioneri që nga dhënja e rekomandimeve deri tek sanksioni përkatës, reagimi pozitiv i subjekteve për të respektuar rekomandimet.
Rritjes së ndërgjegjësimit nëpërmjet informimit për të drejtën e mbrojtjes nga diskriminimi, për mjetet ligjore të disponueshme për këtë mbrojtje dhe zhvillimit të dialogut të rregullt në lidhje me çështjet e diskriminimit me grupet përkatëse sociale, duke përfshirë dhe organizatat joqeveritare;
Komisioneri ka konsideruar si një ndër prioritetet primare të institucionit fushatën ndërgjegjësuese të komunitetit të gjerë, por edhe të grupeve të veçanta mbi Ligjin “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Duke u fokusuar në fushën e arsimit institucioni ynë ka synuar rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e diskriminimit në institucionet arsimore, duke besuar se ai është e rëndësishme të ndryshojmë mënyrën e të menduarit të fëmijëve dhe mësuesve në lidhje me çështjet e diskriminimit. Hartimi i Manualit të Trajnimit dhe Broshurës Informative mbi ligjin për Mbrojtjen nga diskriminimi në fushën e arsimit, realizimi i sesioneve trajnuese për drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe jopublike, psikologët shkollore, mësuesit kanë synuar arritjen e qëllimit të mësipërm.
Nuk kanë mbetur jashtë fushatave ndërgjegjesuese organet e pushtetit vendor, të cilat për rolin thelbësor që kanë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, bëhen një aktor i rëndësishëm në zbatimin e ligjit  “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Fushatat ndërgjegjësuese kanë përfshirë edhe grupe të tjera të rriskuara, për të cilat Komisioneri në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore ka dhënë kontributin e vet përmes sesioneve informuese, hartimit të broshurave e posterave të përbashkëta mbi të drejtat e  personave me orientim të ndryshëm seksual, personave me aftësi të kufizuara, viktimave të trafikimit, minoriteteve   etj.
Në vazhdim Komisioneri do të realizojë një sërë aktivitetesh që synojnë ndërgjegjësimin e komunitetetit për çështjet gjinore dhe komunitetin rom, por jo vetëm.
Kryerjes së sondazheve të pavarura në lidhje me diskriminimin. Komisioneri ka realizuar një monitorim mbi njohjen e ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” nga mësuesit dhe nxënësit, duke dhënë konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse për institucionet arsimore dhe Drejtoritë Arsimore. Ndërkohë po realizon një sondazh mbi diskriminimin në ofrimin e shërbimeve nga organet e pushtetit vendor me fokus komunitetin rom dhe egjiptian.
Publikimit të raporteve dhe dhënien e rekomandimeve për çdo çështje që lidhet me diskriminimin.Rekomandimet janë dhënë qoftë si konkluzion i shqyrtimit të ankesave individuale, ashtu edhe përmes pjesmarrjes në grupet e punës ndërinstitucionale për hartimin e legjioslacionet të ri apo strategjive  e planeve të veprimit konkrete, që përfshijnë grupet vulnerabël dhe kompenentin e antidiskriminimit dhe trajtimit të barabartë.
Duke iu referuar të drejtës së grave për tu trajtuar në mënyrë të barabartë dhe për të mos u diskriminuar, unë do të konsideroja si një hap pozitiv parashikimin në disa dispozita të ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” të detyrimit për të ndërmarrë masa pozitive që synojnë barazinë në gëzimin e së drejtës për tu arsimuar punësuar etj.
Duke qenë një institucion i ri, Komisioneri ka përpara një sfidë për të përballuar, por hapat e para të aktivitetit dhe bashkëpunimit qoftë me institucionet, qoftë me shoqërinë civile na bëjnë të jemi optimistë për pritshmëritë në vazhdim.

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID