NJOFTIM PUBLIK PËR Z. ARBEN MEÇE
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi njofton z. Arben Meçe, në cilësinë e subjektit kundër së cilit drejtohet ankesa nr. 21, datë 01.02.2022, e Rrjetit të Organizatave R/E, Korçë, ku pretendohet diskriminim në formën e gjuhës së urrejtjes, për shkak të “racës”, të pakicës kombëtare rome, nga ana e e Televizionit Vizion Plus dhe opinionistit Arben Meçe, në Emisionin “Spot LIGHT”, të moderuar nga z. Alban Dudushi, në Televizionin Vizion Plus, mbi procedurat hetimore të zhvilluara në ngarkim të tij.
Ky njoftim kryhet në kushtet kur, Komisioneri nuk disponon asnjë adresë të z. Arben Meçe, për të kryer korrespondencë zyrtare në kuadër të shqyrtimit të ankesës së sipërpërmendur.
Bashkëlidhur këtij njoftimi ndodhen shkresa nr. 222/1, datë 09.02.2022 dhe shkresa nr. 222/2 prot, datë 04.03.2022, drejtuar z. Arben Meçe, të kthyera mbrapsht nga shërbimi postar.