Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është pjesë e zbatimit të projektit VIOLET, me referencë Nr. 101195098 — VIOLET — CERV-2024-DAPHNE, financuar nga programi CERV i Bashkimit Evropian.
Projekti synon të kontribuojë në krijimin e mjediseve të punës të sigurta, të respektueshme dhe pa ngacmim seksual apo dhunë, përmes forcimit të mbrojtjes, parandalimit, raportimit dhe trajtimit efektiv të rasteve.
VIOLET zbatohet në disa vende partnere, përfshirë Shqipërinë, Çekinë, Lituaninë, Maqedoninë e Veriut, Portugalinë dhe Sllovakinë, me pjesëmarrjen e organeve të barazisë, EQUINET, organizatave të shoqërisë civile, universiteteve dhe aktorëve të tjerë institucionalë.
Aktivitetet kryesore të projektit përfshijnë kërkime ligjore dhe empirike, analizë të kuadrit ligjor dhe praktikës ekzistuese, mbledhje dhe vlerësim të të dhënave, forcim kapacitetesh dhe ndërgjegjësim mbi parandalimin e ngacmimit seksual në vendin e punës.
WP2 =
Toolkit for legal and empirical research – This publication is an output of the VIOLET project funded by CERV -2024- DPHNE programme.
Toolkit for legal and empirical research – This publication is an output of the VIOLET project funded by CERV -2024- DPHNE programme.This publication is an output of WP2 of the VIOLET project funded by CERV programme, which focuses on prevention of sexual harassment at the workplace in project countries: Albania, Czech Republic, Lithuania, North Macedonia, Portugal and Slovakia.
The project is led by national equality bodies, EQUINET, civil society organizations and universities and its aim is to contribute to creating a safe working environment free from sexual harassment and violence.
WP3 = Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe shoqata Together for Life, në kuadër të projektit VIOLET, organizuan workshopin “Analizë e kuadrit ligjor dhe praktikës gjyqësore për ngacmimin seksual në vendin e punës”.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të sistemit të drejtësisë, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të të drejtave të njeriut, të cilët diskutuan sfidat që lidhen me identifikimin, raportimin dhe trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës, si dhe mekanizmat për mbrojtjen efektive të viktimave.
Gjatë workshopit u prezantuan gjetjet e analizës mbi kuadrin ligjor dhe praktikën gjyqësore shqiptare për periudhën 2015–2024, ndërsa përfaqësues të sistemit të drejtësisë ndanë përvoja dhe perspektiva profesionale mbi adresimin e këtij fenomeni.







