Raporti-i-monitorimit-per-print_1

RAPORT MONITORIMI "MBI STATUSIN E ZBATIMIT TË DETYRIMEVE PËR MIRATIMIN E AKTEVE NËNLIGJORE DHE DOKUMENTEVE STRATEGJIKE QË BUROJNË NGA LIGJI NR. 64/2025 “PËR BARAZINË GJINORE”

Raporti i Monitorimit paraqet identifikimin e akteve nënligjore të kërkuara nga neni 51 i Ligjit nr. 64/2025 “Për Barazinë Gjinore”, përcaktimin e institucioneve përgjegjëse dhe të afatit ligjor, administrimin e informacionit mbi fazën e hartimit dhe miratimit, evidentimin e statusit të secilit detyrim dhe formulimin e rekomandimeve për vijimin e procesit.

151225659

RAPORT MBI PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE – NËNTOR 2022

Raporti paraqet gjendjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në administratën shtetërore qendrore dhe vendore në Shqipëri, bazuar në një pyetësor të dërguar në 193 institucione qendrore dhe 61 bashki. Raporti analizon dhe jep rekomandime konkrete për përmirësimin e statistikave, zbatimin e kuotave të punësimit sipas Ligjit nr. 15/2019 dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie.

hfhd

MBROJTJA E PËRMIRËSUAR NDAJ DISKRIMINIMIT E KONSUMATORËVE NË NEVOJË PËRMES ZBATIMIT TË KUADRIT LIGJOR DHE RREGULLATOR – 2021

Studimi i kryer nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në bashkëpunim me UNDP-në dhe organizata të shoqërisë civile, ekzaminon dhe analizon marrëdhënien e shtresave më të pamundura të shoqërisë me një shërbim jetik si energjia elektrike. Gjithashtu studimi nxjerr konkluzionet dhe rekomandimet konkrete që dalin nga anketimi i rreth 1005 familjeve në tetë bashki në Shqipëri.

Raporti Monitorimit me Fokus të Veçantë Fëmijët në Arsimin

RAPORTI MONITORIMIT ME FOKUS TË VEÇANTË FËMIJËT NË ARSIM – DHJETOR 2020

Raporti paraqet monitorimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për përfshirjen në arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve romë e egjiptianë, duke evidentuar problemet e gjetura dhe nxjerr konkluzionet dhe rekomandimet konkrete për marrjen e masave të nevojshme drejtuar të gjitha institucioneve përgjegjëse.

Barazia Gjinore dhe Diskriminimi në Organet e Emëruara të Pushtetit Vendor

BARAZIA GJINORE DHE DISKRIMINIMI NË ORGANET E EMËRUARA TË PUSHTETIT VENDOR – QERSHOR 2019

Studimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i kryer në bashkëpunim bashkëpunim me UN Women, paraqet analizen e barazisë gjinore në nivelet e larta drejtuese të vetëqeverisjes vendore, bazuar në të dhënat e mbledhura nga 58 bashki të vendit. Raporti sjell konkluzionet dhe rekomandimet konkrete, ku përfshihen ndryshime ligjore për të garantuar zbatimin e kuotës gjinore në emërimet e zëvendëskryetarëve, administratorëve dhe drejtuesve të shoqërive tregtare bashkiake, krijimi i mekanizmave monitorues e sanksionues, si dhe mbajtja e statistikave të përditësuara gjinore nga çdo bashki në Shqipëri.

Raporti Monitorimit të Aksesueshmërisë së Transportit Publik Vendor për Persona me Aftësi të Kufizuara

RAPORTI MONITORIMIT TË AKSESUESHMËRISË SË TRANSPORTIT PUBLIK VENDOR PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA – NËNTOR 2019

Monitorimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i kryer në nëntor të vitit 2019, analizon aksesueshmërinë e transportit publik vendor për personat me aftësi të kufizuara bazuar në pyetësorët e dërguar në 61 bashki të vendit. Në përfundim, raporti paraqet konkluzionet dhe rekomandimet konkrete të Komisionerit drejtuar ministrive përgjegjëse dhe bashkive, për marrjen e masave të nevojshme.