Lajme

KMD dhe AMA, takim për forcimin e bashkëpunimit institucional

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi një takim me përfaqësues të Autoritetit të Mediave Audiovizive, me fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, parandalimit të gjuhës së urrejtjes dhe promovimit të barazisë në media.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkërendimit ndërmjet dy institucioneve për evidentimin dhe adresimin e përmbajtjeve diskriminuese në median audiovizive, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të operatorëve mediatike mbi standardet e mosdiskriminimit dhe respektimit të dinjitetit të grupeve vulnerabël.

Në përfundim, u theksua rëndësia e vijimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për promovimin e një komunikimi mediatik të përgjegjshëm, gjithëpërfshirës dhe pa diskriminim.