Lajme

KMD merr pjesë në aktivitetin e UN Women Albania “Integrimi gjinor në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian: Gjuha si nxitëse e barazisë dhe gjithëpërfshirjes”

Përfaqësues të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi morën pjesë në aktivitetin “Integrimi gjinor në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian: Gjuha si nxitëse e barazisë dhe gjithëpërfshirjes”, organizuar nga UN Women Albania.

Gjatë aktivitetit u prezantuan zhvillimet e legjislacionit të BE-së në fushën e barazisë gjinore, si dhe udhëzimet për integrimin gjinor, me fokus përdorimin e gjuhës gjithëpërfshirëse në dokumentet dhe komunikimin institucional.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për shkëmbim përvojash dhe diskutime mbi promovimin e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe mosdiskriminimit.