Përfaqësuesja e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në aktivitetin me temë “Kërkesat për dialogun social sipas acquis së BE-së dhe negociatave për anëtarësimin në BE”, zhvilluar më 9 dhe 10 shtator, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Olof Palme” dhe Ministria Federale Austriake e Punës, Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Diskutimet u fokusuan në standardet dhe pritshmëritë e Bashkimit Evropian për dialogun social, kriteret në kuadër të negociatave për Kapitullin 19 “Politikat Sociale dhe Punësimi”, si dhe përfaqësueshmërinë sindikale në nivel evropian dhe kombëtar. Gjithashtu, u shkëmbye informacion mbi situatën e dialogut social në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, kuadrin ligjor, zbatimin e tij në praktikë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të dialogut social.
Pjesëmarrja e KMD-së në këtë aktivitet kontribuon në shkëmbimin e informacionit dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në kuadër të procesit të integrimit evropian.

