Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi realizoi me sukses projektin me financim të Këshillit të Europës për periudhwn Maj –Nëntor 2022 me temë: Promovimi i Kartës Sociale Evropiane dhe punës së Komitetit Europian të të Drejtave Sociale, në nivel lokal. Karta Sociale Europiane e Rishikuar 1996 – Traktati 163 (E cila perfshin Karten e vjeter dhe disa protokolle 128, 142, 158), Ratifikuar jo e plotë nga Republika e Shqipërisë në vitin 2002.

Qëllimi i projektit është rritja e njohurive të Shqipërisë për Kartën Sociale Evropiane dhe përdorimi i saj në nivel kombëtar qendror dhe vendor. Konsolidimi i kapaciteteve të administratës duke marrë parasysh specifikat e përcaktuara në kartë, mekanizmat efektivë, zbatimi i dispozitave të Kartës, njohja e Komitetit Evropian për të Drejtat Sociale, duke dhënë një kontribut pozitiv në formimin e politikave kombëtare dhe të vendimmarrjes, si dhe garantimin e të drejtave social-ekonomike.

Shqipëria, si një nga vendet që ka ratifikuar Kartën Sociale Evropiane jo tërësisht, po punon fort për njohjen e të gjitha përcaktimeve të saj në lidhje me promovimin dhe garantimin e gëzimit të të drejtave sociale dhe ekonomike. Detyrimet që Shteti Shqiptar ka, mekanizmat rekomandues dhe mbikqyrës të zbatimit të Kartës, si dhe përpjekja për ratifikimin e dispozitave ende të paratifikuara kërkojnë një informacion dhe kuptueshmëri më të mirë nga ana e institucioneve publike të Shqipërisë.

Zhvillimi i trajnimeve në 8 bashki: Korçë Pogradec, Shkoder, Lezhë, Fier, Vlore, Elbasan dhe Durës në fokus Kartën Sociale: Organizimi i trajnimeve në secilën bashki për njohjen e rëndësisë së zbatimit të Kartës Sociale. Prezantimi me mënyrat e trajtimit të rasteve me bazë shkeljen e të drejtave sociale. Trajnimi kishte për qëllim mënyrën e zbatimit të këtyre të drejtave nga institucione që ofrojnë dhe hartojnë politika të ndryshme sociale, bazuar në aktivitetet e Komitetit Evropian për të Drejtat Sociale. Trajnimi do të orientohet drejt monitorimit dhe evidentimit të trajtimit të rasteve në përputhje me dispozitat ndërkombëtare të Kartës Sociale Evropiane.

12365478
3232323