Formulari i Ankimit

Paraqisni ankesën tuaj online

Nëse mendoni se jeni diskriminuar, ose keni dijeni për një rast diskriminimi, mund t’i drejtoheni Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi duke plotësuar këtë formular. Ai ka të njëjtat fusha si formulari zyrtar i ankesës.

  • Pa pagesë Paraqitja e ankesës është falas.
  • Konfidenciale Të dhënat tuaja trajtohen me konfidencialitet.
  • Rreth 10 minuta Fushat me * janë të detyrueshme.

    1 Ankuesja / Ankuesi

    Zgjidhni kush e paraqet ankesën.

    2 Të dhënat e ankueses / ankuesit

    Gjinia
    Shtetësia

    + Lista e të dhënave – Grup personash

    Kur ankesa paraqitet nga një grup personash, formularit i bashkangjitet lista me të dhënat përkatëse (emri, mbiemri, atësia, mëmësia, shtetësia, datëlindja, profesioni, gjinia, adresa, telefoni, e-mail dhe firma) për secilin person.

    2 Organizatë me interesa legjitime

    Organizatat me interesa legjitime mund të kërkojnë kryerjen e hetimeve administrative nëpërmjet disponimit të informacionit të besueshëm, si dhe të përfaqësojnë një person ose grup personash, pasi të jetë marrë pëlqimi me shkrim ose të mbahet procesverbal në prani të një punonjësi të institucionit.

    Kontakti

    Komisioneri do t'ju kontaktojë në këto të dhëna.

    3 Përmbajtja e ankesës

    Shënoni adresën e saktë të subjektit që pretendohet të ketë kryer diskriminimin, ose çdo mënyrë tjetër kontakti (e-mail, telefon).

    4 Shkaku i pretenduar

    Shkaku ose shkaqet për të cilat pretendohet diskriminimi. Mund të zgjidhni më shumë se një.

    Për "Përkatësia në një grup të veçantë" shpjegoni karakteristikat e grupit që e bëjnë atë të dallueshëm dhe përkatësinë tuaj në të. Për "Çdo shkak tjetër" përcaktoni qartë karakteristikën apo veçantinë që mbartni dhe që prezumohet se ka ndikuar në sjelljen diskriminuese.

    5 Shpjegimi i fakteve

    6 Masat që kërkohen

    7 Procedura të tjera

    A po shqyrtohet e njëjta çështje në kuadër të një ankese tjetër, apo për të është marrë një vendim i mëparshëm nga ndonjë organ publik? (organ epror, gjykatë, organ i pavarur etj.)

    8 Koha e diskriminimit

    9 Dokumentet shoqëruese

    Bashkëngjitni dokumentet (fotokopje) që shoqërojnë ankesën. Formatet: PDF, Word, JPG, PNG. Deri në 5 MB secili.

    10 Deklarata dhe dërgimi

    Data e paraqitjes së ankesës regjistrohet automatikisht në momentin e dërgimit.