Lajme

“Paqe dhe harmoni”, KMD në aktivitetin për promovimin e dialogut dhe mesazheve pozitive

Përfaqësuesja e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit “Shpërndarje mesazhesh për aktorët fetarë dhe të komunitetit në Shqipëri”, organizuar më 10 shtator nga Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë dhe Hedayah.

Projekti, i cili synoi mbështetjen e aktorëve fetarë dhe të komunitetit në krijimin dhe shpërndarjen e mesazheve alternative dhe pozitive, si dhe forcimin e rezistencës së grupeve të cenueshme ndaj propagandës ekstremiste, realizoi katër video si pjesë e fushatës “Paqe dhe harmoni”.

Pjesëmarrja e KMD-së në këtë aktivitet vjen në kuadër të rëndësisë së promovimit të barazisë, respektit për dinjitetit njerëzor dhe mbrojtjes nga gjuha e urrejtjes, si dhe me forcimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve fetare dhe shoqërisë në tërësi.