Aktivitete Ndërgjegjësuese, Deklaratë pë shtyp, Events, Lajme

Komisioneri Gajda dënon dhunën fizike dhe psikologjike ndaj një vajze në Vlorë

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave për ngjarjen e rëndë të dhunimit fizik dhe psikologjik të një vajze nga familjarë e të afërm të saj në Vlorë.

Komisioneri dënon aktin e papranueshëm të dhunimit fizik e psikologjik në familje dhe nxit institucionet vendore në Vlorë të trajtojnë çështjen me prioritet duke ofruar shërbime të këshillimit psikologjik e social.

Dhuna është një problem i thellë, që cenon mirëqenien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre, deri në fatalizëm.
Abuzimi ndaj grave është një problem kompleks dhe shumë dimensional. Shpjegimi për këtë duhet parë tek faktorët kulturorë, shoqërorë, familjarë, që ndikojnë në mundësitë që gratë të bëhen viktima të dhunës.
Krahas ndryshimit të këtyre faktorëve që duhet të jetë i përditshëm dhe i vazhdueshëm, kërkohet edhe një angazhim i shtuar i të gjithë autoriteve publike, jo vetëm sensibilizues por edhe veprues.

Institucioni i Komisionerit për mbrojtjen nga Diskriminimi nxit institucionet përgjegjëse të marrin masa për të ndrequr situata diskriminuese, sidomos ndaj gruas, nëpërmjet fuqizimit të linjave të këshillimit dhe zbatimin rigoroz të urdhër-mbrojtjeve të lëshuar nga Gjykatat.

22/06/2024
#KMD