Përfaqësuesi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në një aktivitet sensibilizues për ndërgjegjësimin mbi aksesueshmërinë dhe sfidat me të cilat përballen përdoruesit e karrigeve me rrota.
Gjatë aktivitetit, 12 pjesëmarrës përshkuan me karrige me rrota disa nga pikat qendrore të kryeqytetit, duke e parë qytetin nga një këndvështrim tjetër dhe duke përjetuar pengesat e përditshme në hapësirat publike.
Aktiviteti përcolli mesazhin se personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësi të barabarta për të lëvizur, për t’u përfshirë dhe për të kontribuar në shoqëri.
Ndërgjegjësimi është një hap i rëndësishëm, por aksesueshmëria kërkon masa konkrete dhe angazhim të përbashkët.
