Përfaqësuesja e Zyrës Rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Pogradec dhe organizata “Economic Intelligence Center”, në kuadër të projektit “DiverCity”, mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Në qendër të diskutimeve ishte situata e të rinjve, komuniteteve dhe grupeve vulnerabël apo të margjinalizuara, si dhe sfidat që lidhen me aksesin në shërbime publike dhe arsim, punësimin dhe mbrojtjen sociale, si dhe pjesëmarrjen e barabartë në jetën shoqërore dhe ekonomike.
Gjatë takimit, përfaqësuesja e KMD-së prezantoi rolin dhe veprimtarinë e institucionit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtës për barazi, duke u ndalur te adresimi i rasteve të diskriminimit, informimi dhe orientimi i qytetarëve mbi të drejtat e tyre dhe ndërgjegjësimi për respektimin e parimit të mosdiskriminimit.
Në përmbyllje u theksua rëndësia e koordinimit ndërmjet pushtetit vendor, institucioneve të pavarura dhe organizatave të shoqërisë civile për identifikimin dhe zgjidhjen në kohë të problemeve të komunitetit.
