Znj. Genta Tafa (Bungo)Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi një takim institucional me Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të prioriteteve që lidhen me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Komisionerit në kuadër të negociatave të anëtarësimit, veçanërisht në lidhje me kapitujt që trajtojnë sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe mbrojtjen e grupeve në nevojë.
Palët diskutuan gjithashtu mbi nevojën për koordinim të mëtejshëm institucional në zbatimin e rekomandimeve të Bashkimit Europian, monitorimin e progresit në fushën e mosdiskriminimit, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit.
Takimi shërbeu për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për përshpejtimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve europiane në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë dhe mosdiskriminimit, si elementë kyç të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian
