Zyra Rajonale e KMD-së në Korçë mori pjesë në Takimin e Parë të Organit Këshillues të Prefektit të Qarkut Korçë, kushtuar mbrojtjes sociale dhe mundësive që ofron Fondi Social Kombëtar 2026.
Gjatë takimit u prezantua harta e shërbimeve sociale të qarkut dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e shërbimeve të aksesueshme dhe cilësore për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në emër të KMD-së u rikonfirmua angazhimi i institucionit për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët, me qëllim që asnjë qytetar të mos përballet me diskriminim apo përjashtim në aksesin ndaj shërbimeve sociale.
