Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vijon nismën “Udhëtimi në Shqipëri”, me një bashkëbisedim të hapur me qytetarët në Mallakastër, më 28 tetor 2026, me temë “Barazia në marrëdhëniet e punës”.
Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), së bashku me ekipin drejtues të institucionit, do të takohet me qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe grupeve në situata vulnerabiliteti.
Takimi do të fokusohet te diskriminimi në punësim, trajtimi i pabarabartë në vendin e punës, ngacmimi dhe shqetësimi, si dhe ndërprerja e marrëdhënieve të punës për shkaqe diskriminuese. Qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet e tyre dhe të informohen mbi mekanizmat ligjorë të mbrojtjes dhe procedurat e ankimit pranë KMD-së.
Përmes kësaj nisme, KMD synon të identifikojë nga afër problematikat e komuniteteve lokale dhe të forcojë bashkëpunimin me institucionet vendore për parandalimin e diskriminimit dhe garantimin e trajtimit të barabartë.
- 28 tetor 2026
- Ora 12:00–14:00
- Pallati i Kulturës “Dino Kalenja”, Biblioteka, Ballsh
Ju mirëpresim!

