08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Me datën 4 Mars 2013 pranë Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim mes kryetarit të Bashkisë Z. Qazim Sejdini dhe një grupi përfaqësues të Ambasadës PINK / LGBT Pro Shqipёri. Pjesëmarrës në takim ishte dhe një përfaqësues nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në vijim të një bashkëpunimi mes Ambasadën PINK / LGBT Pro Shqipёri dhe KMD-së.
Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Ambasadës Pink falenderoi Z. Sejdini pёr mikpritjen duke thyer kёshtu kufijtё e kryeqytetit dhe duke i dhёnё mundёsi komunitetit LGBT tё kёsaj zone tё Shqipёrisё tё ndihen tё vlerёsuar dhe tё mirёpritur nga Bashkia e tyre.
Z. Qazim Sejdini nga ana e tij, pёrkrah falenderimeve dhe urimeve pёr punёn kurajoze dhe tё vёshtirё tё komunitetit LGBT duke marrё parasysh rolin e Tiranёs si njё vend nga burojnё reforma dhe ndryshime shumё tё rёndёsishme pёr vendin, vuri nё dukje edhe sfidat me mentalitetin dhe diskriminimin, sidomos nё mjedise ku çёshtja LGBT nuk ka mundur tё njihet e diskutohet mё parё.
Specialistja nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Amarda Çoku, vlerёsoi mbёshtetjen e Bashkisё sё Elbasanit nё luftёn kundёr diskriminimit duke punuar pёr tё luftuar paragjykimet ndaj tё gjitha grupeve tё diskriminuara dhe margjinalizuara nё vend.
Të pranishmit vunë theksin qё gradualisht personat LGBT, pavarёsisht ku jetojnё duhet tё kenё ndihmёn dhe mbёshtetjen e institucioneve ashtu si çdo qytetar tjetёr i kёtij vendi.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

Takimi 4 Mars 2013