08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

omisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi  në kuadrin e fushatës për promovimin e të drejtave të njeriut me mbështetjen e projektit ‘Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve’, i zbatuar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut organizoi me 13 shkurt 2013, një aktivitet të zgjeruar në Bashkinë Lushnje.

Fillimisht u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Kryetarit të Bashkisë Lushnje. Në takimin e organizuar në ambjentet e Bashkisë u përcaktua edhe një pikë kontakti vendor si pjesë e një sistemi referimi për forcimin e luftës kundër diskriminimit. Kështu krijohen lehtësirat e nevojshme për të mundësuar komunikimin mes dy institucioneve dhe komunitetit në Bashkinë Lushnje.

Më pas u organizua një takim i gjerë me komunitetin në kuadrin e “Ditëve të Hapura” që zyra e KMD-së po realizon në bashki dhe komuna të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë takimit, znj. Baraku informoi të pranishmit mbi ligjin dhe kompetencat e institucionit. Gjithashtu u qartësuan për komunitetin rrugët dhe mënyrat për të sjellë Ankesat dhe shqetësimet pranë këtij institucioni.  Specialistët e zyrës  morën ankesat e qytetarëve të pranishëm.

Seksioni i Marrëdhënjeve me Publikun

1361369299-13 shkurt 2013

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID