Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), priti në takim pune znj. Giulia Re, përfaqësuese e Këshillit të Europës, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe rezultatet e arritura, si dhe u konfirmua angazhimi i përbashkët për vijimin e tij në fusha me interes të përbashkët.
Në fokus të bisedës ishte adresimi i fenomenit të gjuhës së urrejtjes, duke theksuar rëndësinë e masave parandaluese, rritjes së ndërgjegjësimit publik dhe promovimit të vlerave të barazisë, respektit dhe mosdiskriminimit.
Palët shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete të përbashkëta, me synim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërgjegjësimin e publikut në luftën kundër gjuhës së urrejtjes
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson partneritetin me Këshillin e Europës si një kontribut të rëndësishëm në promovimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe mbrojtjes efektive nga diskriminimi.