Lajme

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

🤝 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi
📌 Sot, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), dhe Drejtorja e Komanduar e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), znj. Emona Boçe, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e kapaciteteve në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.
✅ Marrëveshja synon institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, hartimin e kurrikulave të specializuara, organizimin e aktiviteteve informuese, konferencave dhe tryezave të diskutimit, si dhe shkëmbimin e ekspertizës në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen nga diskriminimi.
✅ Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, KMD dhe ASPA do të kontribuojnë në rritjen e njohurive dhe aftësive të nëpunësve të administratës publike, si dhe profesionistëve të sektorit privat, duke promovuar parimin e barazisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e çdo forme diskriminimi.
✅ Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një administrate publike më gjithëpërfshirëse, profesionale dhe të orientuar nga standardet evropiane në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.