
Diskutimet u përqendruan gjithashtu në nevojën për krijimin e një Agjencie Kombëtare për Përshtatshmërinë, funksionalizimin dhe rritjen e transparencës së Fondit Social, si dhe mbështetjen financiare të organizatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara. Një tjetër çështje e ngritur ishte nevoja për lehtësira fiskale dhe përjashtimi nga taksat që rëndojnë ofruesit e këtyre shërbimeve.