Lajme

Më shumë mbështetje për gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë me bazë gjinore

Përfaqësuesi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në Tryezën Kombëtare të organizuar nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, me fokus garantimin e shërbimeve të specializuara për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.

Gjatë aktivitetit u prezantuan gjetjet e një studimi kombëtar mbi kostot reale të këtyre shërbimeve, si dhe nevoja për financim të qëndrueshëm dhe integrimin e tyre në proceset e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Pjesëmarrësit shkëmbyen komente dhe rekomandime konkrete për forcimin e politikave publike dhe krijimin e një sistemi më efektiv mbështetjeje, rehabilitimi dhe riintegrimi për çdo grua dhe vajzë.