Lajme

KMD mori pjesë në konsultimin publik për ligjin “Antimafia”

Përfaqësuesi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në tryezën e konsultimit publik të organizuar nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në bashkëpunim me “Westminster Foundation for Democracy” në Shqipëri dhe me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Gjatë aktivitetit u prezantua Draft-Raporti i Kontrollit Post-Legjislativ për ligjin “Antimafia” dhe u diskutuan gjetjet, problematikat e evidentuara gjatë zbatimit, si dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të tij.

Tryeza mblodhi përfaqësues të institucioneve, partnerë ndërkombëtarë dhe ekspertë të fushës.