Rekomandimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është reflektuar në ndryshimin e kuadrit ligjor, duke zgjeruar mbrojtjen shoqërore për ndihmësit personalë të personave me aftësi të kufizuara.
Në vitin 2019, Komisioneri evidentoi trajtimin e pabarabartë të kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara. Ndërsa disa prej tyre përfitonin njohjen e periudhës së kujdesit si periudhë sigurimi, kjo e drejtë nuk u garantohej kujdestarëve të personave të verbër dhe kategorive të tjera.
Me Vendimin nr. 592, datë 22.7.2026, Këshilli i Ministrave parashikoi që ndihmësve personalë të personave me aftësi të kufizuara, përfshirë ndihmësit personalë të personave të verbër, periudha e kujdesit t’u njihet si periudhë sigurimi për efekt të pensionit të pleqërisë dhe barrëlindjes. Kontributet do të përballohen nga buxheti i shtetit, ndërsa vendimi i shtrin efektet nga data 1 tetor 2026.
Ky ndryshim përbën një hap të rëndësishëm drejt trajtimit të barabartë dhe njohjes së punës së ndihmësve personalë. Ai dëshmon se rekomandimet e Komisionerit mund të sjellin ndryshime konkrete në legjislacion dhe në jetën e qytetarëve.
