Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi diskriminim ndaj anëtarëve të Sindikatës së Gardës së Republikës, pasi ndaj tyre ishin marrë masa disiplinore menjëherë pas krijimit të sindikatës, ndërsa kryetari dhe nënkryetari ishin larguar nga puna.
Komisioneri kërkoi shfuqizimin e masave disiplinore, rikthimin e tyre në vendet e mëparshme të punës dhe rishikimin e rregullores së Gardës, e cila kufizonte organizimin sindikal.
Ndërhyrja solli rezultate konkrete: Këshilli i Ministrave ndryshoi rregulloren e Gardës së Republikës, duke hequr kufizimet ndaj organizimit sindikal, ndërsa kryetari i sindikatës u rikthye në pozicionin e mëparshëm të punës. Mbetet ende për t’u zbatuar rikthimi në detyrë i nënkryetarit.
Ky rast dëshmon se mbrojtja nga diskriminimi sjell jo vetëm rivendosjen e të drejtave të cenuara, por edhe ndryshime të rëndësishme në rregullat dhe praktikat institucionale.
