Lajme

Zyra Rajonale e KMD-së në Shkodër mori pjesë në takimin e organizuar nga Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër

Zyra Rajonale e KMD-së në Shkodër mori pjesë në takimin e organizuar nga Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Gjatë aktivitetit u diskutuan bashkëpunimi ndërinstitucional, zbatimi i urdhrave të mbrojtjes dhe përmirësimi i shërbimeve për gratë viktima të dhunës dhe fëmijët e tyre.

Përfaqësuesi i KMD-së informoi pjesëmarrësit mbi rolin e institucionit, procedurat e ankesës dhe mbështetjen që ofron Zyra Rajonale për qytetarët.

Bashkëpunimi i institucioneve mbetet thelbësor për mbrojtje më efektive dhe shërbime më cilësore.