Lajme

“Dita Ndërkombëtare të Egjiptianëve të Ballkanit”, KMD mori pjesë në ekspozitën e piktorit autodidakt Bardhyl Bukri

Në kuadër të 24 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Egjiptianëve të Ballkanit, piktori autodidakt Bardhyl Bukri hapi ekspozitën e tij me portrete të fëmijëve të komunitetit egjiptian, duke sjellë përmes artit histori, emocione dhe mesazhe të fuqishme për barazinë dhe përfshirjen.

Përfaqësuesja e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në këtë aktivitet dhe shprehu vlerësimin për kontributin e artistëve të komunitetit egjiptian, të cilët përmes krijimtarisë së tyre promovojnë diversitetin kulturor dhe sfidojnë stereotipet e paragjykimet.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi fton qytetarët të vizitojnë ekspozitën pranë Galerisë “Agimi”, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 30 qershor, si një mundësi për të njohur më nga afër talentin dhe vlerat artistike të komunitetit egjiptian.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, inkurajon institucionet publike dhe private që të vijojnë të mbështesin artistët e komuniteteve pakicë në Shqipëri, duke promovuar barazinë, diversitetin dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në jetën kulturore të vendit.