Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Egjiptianëve të Ballkanit, Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shkodër, në bashkëpunim me Qendrën Multifunksionale “Për Familjen” dhe Drejtorinë e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Shkodër, organizoi aktivitetin sensibilizues “KMD në Komunitet: Dialog i Hapur për të Drejtat Themelore dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Aktiviteti vijoi në formën e një dialogu të hapur, ku pjesëmarrësit ndanë shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen në jetën e përditshme. Një vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve të strehimit dhe sigurimit të kushteve minimale të banimit, duke evidentuar nevojën për mbështetje më të madhe institucionale dhe akses të barabartë në shërbimet publike.
KMD mbetet e angazhuar për të qenë pranë komuniteteve, duke promovuar barazinë, përfshirjen dhe mbrojtjen efektive të të drejtave themelore të çdo qytetari.
