Lajme

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi një takim kortezie me Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Shqipëri

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi znj. Genta Tafa (Bungo) priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Shqipëri, z. Slobodan Vukčević.

Gjatë takimit u prezantuan veprimtaria dhe roli i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në promovimin e barazisë dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Diskutimet u përqendruan gjithashtu mbi përputhjen e legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian, si dhe në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës serbe në Shqipëri.

Në përfundim, palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit institucional për çështje me interes të përbashkët, në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut, barazisë dhe mosdiskriminimit.