Lajme

KMD në Zharrëz: Forcohet bashkëpunimi vendor për identifikimin dhe referimin e rasteve të diskriminimit

Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Fier, në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Falas, zhvilloi një takim informues dhe ndërgjegjësues me përfaqësues të strukturave vendore në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos.

Gjatë aktivitetit u prezantuan roli dhe veprimtaria e KMD-së, kuadri ligjor për mbrojtjen nga diskriminimi, mënyrat e evidentimit dhe referimit të rasteve, si dhe procedura për paraqitjen dhe trajtimin e një ankese pranë Komisionerit.

Në fokus të diskutimeve ishte veçanërisht roli i strukturave që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin. Punonjësit vendorë, kryetarët e fshatrave, strukturat sociale dhe ato arsimore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në evidentimin e problematikave dhe orientimin e qytetarëve drejt mekanizmave përkatës të mbrojtjes.

KMD vijon punën në terren për të afruar informacionin dhe mekanizmat e mbrojtjes nga diskriminimi sa më pranë qytetarëve dhe komuniteteve lokale.