Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Fier mori pjesë në takimin prezantues të projektit “2 Orë për veten – 2 Orë për ne”, një iniciativë e Qendrës Multifunksionale “Horizont”, Bashkia Fier, në mbështetje të nënave dhe familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në kuadër të projektit, që do të zbatohet nga tetori 2026 deri në maj 2027, Zyra Rajonale e KMD në Fier do të kontribuojë në informimin e prindërve mbi të drejtat, mbrojtjen nga diskriminimi dhe mekanizmat ligjorë e institucionalë që kanë në dispozicion.
Përfshirja në këtë nismë synon gjithashtu evidentimin e problematikave që fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre hasin në aksesin në arsim, shërbime dhe fusha të tjera të jetës, si dhe orientimin e rasteve që mund të kërkojnë trajtim nga KMD.

