Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kujdesit Social pranë Bashkisë Korçë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.
Aktiviteti, ku morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara në shikim, kishte në fokus ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre, promovimin e përfshirjes sociale dhe garantimin e pjesëmarrjes së barabartë në jetën shoqërore dhe komunitare.
Gjatë takimit, specialistja e Zyrës Rajonale informoi të pranishmit mbi veprimtarinë e Komisionerit, rolin dhe kompetencat e institucionit në mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe angazhimin për adresimin e problematikave me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në shikim.

