Zyra Rajonale e Kmisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Fier zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues pranë fasonerisë “Musaj – Z” në Patos me pjesëmarrjen e punëdhënësit, punëmarrëseve dhe përfaqësuesve të Zyrës së Ndihmës Juridike Falas.
Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të hapur ku u diskutua mbi të drejtën për trajtim të barabartë dhe mbrojtje nga diskriminimi në vendin e punës, dhe respektimin e të drejtave të punëmarrësve për një mjedis pune të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Pjesëmarrëset u njohën gjithashtu me procedurat për paraqitjen e ankesave pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe me shërbimet e ofruara nga Zyra e Ndihmës Juridike Falas.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi mbetet i angazhuar në promovimin e barazisë, fuqizimin e grupeve në nevojë për mbrojtje dhe garantimin e një mjedisi pune ku respektohen dinjiteti, të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë
