Lajme

Aktiviteti informues “Ditë e Hapur”, Zyra Rajonale në Shkodër komunikon drejtpërdrejt me qytetarët

Me ftesë të Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër, Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shkodër mori pjesë në aktivitetin informues “Ditë e Hapur”, i zhvilluar në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Gjatë aktivitetit, përfaqësuesi i Zyrës Rajonale komunikoi drejtpërdrejt me qytetarët, duke i njohur me rolin dhe kompetencat e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe me procedurat për paraqitjen e ankesave në rastet e diskriminimit. U prezantuan gjithashtu mundësitë e kontaktit me Zyrën Rajonale, e cila ofron informacion, orientim dhe asistencë për përgatitjen e ankesave dhe plotësimin e formularëve përkatës.

Në kuadër të aktivitetit u shpërndanë materiale informuese dhe u zhvilluan bashkëbisedime me qytetarët, me synim rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtën për trajtim të barabartë dhe mekanizmat ligjorë të mbrojtjes nga diskriminimi.