Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvillon takim me përfaqësuesin e UNICEF-it në Shqipëri, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Gjatë takimit u diskutua mbi garantimin e barazisë dhe mosdiskriminimit për çdo fëmijë, me fokus aksesin e barabartë në arsim dhe shërbime, mbrojtjen e fëmijëve në situatë vulnerabiliteti, si dhe parandalimin e çdo forme diskriminimi dhe segregimi.
Takimi shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi mundësitë e bashkëpunimit në nisma të përbashkëta që synojnë forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe promovimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
