Lajme

Arsim gjithëpërfshirës dhe pa diskriminim për fëmijët me aftësi të kufizuara

Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Fier, në bashkëpunim me Ndihmën Ligjore Falas, zhvilloi më 15 shtator një aktivitet pranë Qendrës “Horizont” në Fier, me temë “Mbrojtja nga diskriminimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor”.

Në takim përfaqësuesja e Komisionerit informoi mbi kuadrin ligjor për mbrojtjen nga diskriminimi të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim, detyrimin për sigurimin e përshtatjes së arsyeshme dhe qasjes së barabartë në shkollë, si dhe mbi raste konkrete të trajtuara nga Komisioneri, ku fëmijë me aftësi të kufizuara ishin përballur me pengesa apo trajtim të pabarabartë në institucione arsimore.

Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia e vijimit të bashkëpunimit për identifikimin dhe adresimin e rasteve të diskriminimit dhe garantimin e një arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara.